A e hap krahu i Selës derën e ribashkimit të Aleancës për Shqiptarët?!
“Pastërtia dhe sinqeriteti, paqe me të kaluarën, shteg për të ardhmen!”, ky ishte reagimi Aleancës për Shqiptarët me kryetar Ziadin Selën në faqen zyrtare të kësaj partie në Facebook përballë The post A e hap krahu i Selës derën e ribashkimit të Aleancës për Shqiptarët?! appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

“Pastërtia dhe sinqeriteti, paqe me të kaluarën, shteg për të ardhmen!”, ky ishte reagimi Aleancës për Shqiptarët me kryetar Ziadin Selën në faqen zyrtare të kësaj partie në Facebook përballë ngjarjeve të sotme politike.
Në foto krahas Selës shihen anëtarët e kryesisë së partisë e cila është pjesë e opozitës në Kuvend me BDI-në dhe parti tjera politike.
Kjo porosi vjen në kohën kur Aleanca për Shqiptarët e kryesuar nga Arben Taravari, përfundimisht ndahu rrugët me partitë e tjera të koalicionit VLEN.
Kohëve të fundit janë shtuar zërat për një ribashkim të mundshëm, kurse asnjëra palë ende nuk e ka vendosur “Stopin”, për pamundësinë e afrimit të dy krahëve të ASH-së.
Porosia mes reshtash lë të kuptohet një derë të hapur për ribashkimin e ASH-së, por më së miri zbërthimin e porosisë do t’a dëshmojë koha. Flaka
The post A e hap krahu i Selës derën e ribashkimit të Aleancës për Shqiptarët?! appeared first on Flaka, në çdo lajm... .