Lloga: Gazeta Lajm, zë i guximshëm në mbrojtje të së vërtetës

Krenar Lloga, ish-ministr i drejtësisë dhe nënkryetari i Aleancës për Shqiptarët të drejtuar nga Ziadin Sela, i ka uruar stafit të gazetës LAJM, 20-vjetorin e themelimit. “Urime 20-vjetori i gazetës Lajm! Një përvjetor i një zëri të fortë, të guximshëm e të paepur në mbrojtje të të vërtetës dhe interesit publik. Për dy dekada, Gazeta […]

Prill 18, 2025 - 20:00
 0  5
Lloga: Gazeta Lajm, zë i guximshëm në mbrojtje të së vërtetës

Krenar Lloga, ish-ministr i drejtësisë dhe nënkryetari i Aleancës për Shqiptarët të drejtuar nga Ziadin Sela, i ka uruar stafit të gazetës LAJM, 20-vjetorin e themelimit.

“Urime 20-vjetori i gazetës Lajm! Një përvjetor i një zëri të fortë, të guximshëm e të paepur në mbrojtje të të vërtetës dhe interesit publik. Për dy dekada, Gazeta Lajm dhe themeluesi Fejzi Hajdari kanë qenë një tribunë opozitare, një dritare lirie dhe një mbështetje për zërat e harruar. Qoftë ky përvjetor jo vetëm një kujtesë e rrugës së kaluar, por edhe një shtysë për më shumë guxim, drejtësi dhe profesionalizëm në vitet që vijnë. Urime të gjithë stafit të Gazetës Lajm!”, ka shkruar Lloga.