A e ka AAK të sigurt kalimin e pragut edhe pas numërimit të votave me postë dhe nëpër përfaqësi diplomatike

Rezultatet preliminare të zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare të 28 dhjetorit, për votat në Kosovë, Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) e nxjerrin parti parlamentare që ka arritur të kalojë pragun dhe të fitojë 6 mandate. Por, pyetja shtrohet, se a e ka AAK të sigurt kalimin e pragun dhe pas numërimit të votave të diasporës, […]

dhjetor 29, 2025 - 17:00
 0
A e ka AAK të sigurt kalimin e pragut edhe pas numërimit të votave me postë dhe nëpër përfaqësi diplomatike

Rezultatet preliminare të zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare të 28 dhjetorit, për votat në Kosovë, Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) e nxjerrin parti parlamentare që ka arritur të kalojë pragun dhe të fitojë 6 mandate.

Por, pyetja shtrohet, se a e ka AAK të sigurt kalimin e pragun dhe pas numërimit të votave të diasporës, që përfshijnë votat me postë dhe ato nëpër përfaqësi diplomatike.

Sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, janë edhe rreth 77 mijë vota të atyre që kanë aplikuar për votë me postë dhe nëpër përfaqësi diplomatike.

Megjithatë, llogaritjet tregojnë se pavarësisht se si dhe sa kanë votuar kjo pjesë e zgjedhësve nga diaspora, AAK tashmë e ka të siguruar vendin e saj në Kuvend.

Deri në këtë fazë, kur KQZ ka procesuar 903,480 vota të rregullta, AAK ka grumbulluar 49,675 vota. Pa u numëruar asnjë votë e diasporës, AAK qëndron në kuotën 5.68%. Me ligjin aktual, ku pragu llogaritet mbi totalin e votave të vlefshme, kjo tashmë ka arritur ta kalojë pragun.

Pyetja ngritet nëse rritja e numrit total të votave (nga shtimi i diasporës) do ta rriste aq shumë pragun sa ta nxirrte AAK-në jashtë. Por edhe këtu AAK del të mos e ketë problem kalimin e pragut.

Nga gjithsej 978,000 votues që kanë marrë pjesë në procesin zgjedhor, AAK ka arritur të grumbullojë 49,675 vota.

Pra, AAK edhe nëse nuk e merr asnjë vota nga votat me postë dhe ato nëpër përfaqësi diplomatike, merr rezultat që ta kalojë pragun ligjor prej 5%, edhe atë me 775 vota diferencë.