Aktakuzë ndaj nëntë personave, përfituan duke mashtruar shtetas të huaj

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur atakuzë ndaj N.S., E.S., D.B., A.J., G.S., M.D., K.S., B.Q dhe V.M për veprën penale “Mashtrimi”. Ndërsa N.S., akuzohet edhe për posedim të paautorizuar të armëve. Të pandehurit akuzohen se në bashkëveprim, nga një periudhë e papërcaktuar kohore e deri në shkurt të 2024-ës, kanë mashtruar shetas

dhjetor 29, 2025 - 17:00
 0
Aktakuzë ndaj nëntë personave, përfituan duke mashtruar shtetas të huaj
Aktakuzë ndaj nëntë personave, përfituan duke mashtruar shtetas të huaj

Aktakuzë ndaj nëntë personave, përfituan duke mashtruar shtetas të huaj

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur atakuzë ndaj N.S., E.S., D.B., A.J., G.S., M.D., K.S., B.Q dhe V.M për veprën penale “Mashtrimi”. Ndërsa N.S., akuzohet edhe për posedim të paautorizuar të armëve.

Të pandehurit akuzohen se në bashkëveprim, nga një periudhë e papërcaktuar kohore e deri në shkurt të 2024-ës, kanë mashtruar shetas të vendeve të ndryshmve evropiane, kryesisht nga Gjermania dhe Zvicra, duke përfituar kundërligjshëm mjete financiare në vlerë prej dy milionë e gjashtëdhjetë e shtatë mijë e dyqind e shtatëdhjetë e një (2,067,271) euro.

Sipas aktakuzës, të pandehurit duke u paraqitur rrejshëm si kompani investimesh, kanë kontaktuar viktimat dhe i kanë bindur të investojnë në platformat ”Option888” dhe “Krack”. Gjithashtu, pasi kanë përfituar qasje nga viktimat në aplikacionet e tyre, kanë manipuluar të dhënat, duke i paraqitur investimet (fiktive) në rritje.

Hetimet kanë vërtetuar se parat e të dëmtuarëve, të transferuara përmes platformës “Krack”, janë ndarë mes të gjithë të pandehurve.