A po përjetohet Albin Kurti si dikur Ibrahim Rugova? Përgjigjet Basri Muja

Profesor i shkencave politike, Basri Muja, në emisionin Adresa, ka komentuar mbi pozitën e Albin Kurtit dhe të Lëvizjes Vetëvendosje në skenën politike të Kosovës. Muja tha se Vetëvendosje do të vazhdojë të bashkëpunojë me aleatët e saj, por parashikon një reduktim të numrit të votuesve, për shkak të liste më të shkurtër të kandidatëve

Mars 12, 2026 - 00:00
 0
A po përjetohet Albin Kurti si dikur Ibrahim Rugova? Përgjigjet Basri Muja
a-po-perjetohet-albin-kurti-si-dikur-ibrahim-rugova?-pergjigjet-basri-muja

a-po-perjetohet-albin-kurti-si-dikur-ibrahim-rugova?-pergjigjet-basri-muja

Profesor i shkencave politike, Basri Muja, në emisionin Adresa, ka komentuar mbi pozitën e Albin Kurtit dhe të Lëvizjes Vetëvendosje në skenën politike të Kosovës.

Muja tha se Vetëvendosje do të vazhdojë të bashkëpunojë me aleatët e saj, por parashikon një reduktim të numrit të votuesve, për shkak të liste më të shkurtër të kandidatëve dhe mobilizimit më të ulët të qytetarëve për të dalë në zgjedhje. Sidoqoftë, ai beson se përqindja e votave nuk do të bjerë shumë, pasi Vetëvendosje mbetet partia më e madhe në vend.

Ai gjithashtu theksoi se kundërshtarët e Kurtit kanë nisur të kalojnë në parti të tjera, por Albin Kurti mbetet figura kryesore politike në Kosovë, me një bazë të fortë votuesish që nga fillimi i skemës demokratike në vend.

“Kurti ka potencial të madh për të ofruar kuadro dhe për të zhvilluar antarsinë e partisë, por si çdo parti, ka edhe njerëz të pakënaqur që mund të largohen”, tha Muja, duke shtuar se partitë politike gjithmonë kalojnë cikle të ndryshme të mbështetjes dhe sfidave.

Në përmbledhje, Muja nuk sheh një përsëritje të modelit të Ibrahim Rugovës për Kurtin, por e vlerëson si një udhëheqës të fuqishëm dhe me ndikim në skenën politike të Kosovës.