A prodhuan rezultatet zgjedhore liderin e ardhshëm të VLEN-it – frontmenin e fushatës zgjedhore Adnan Azizi?!

Nga koalicioni VLEN thonë se në zgjedhjet lokale qytetarët folën qartë dhe se rezultatet nuk janë një rastësi, por janë refuzim i hapur i politikës së vjetër. Nisur nga ngadhnjimi The post A prodhuan rezultatet zgjedhore liderin e ardhshëm të VLEN-it – frontmenin e fushatës zgjedhore Adnan Azizi?! appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

Nëntor 3, 2025 - 10:30
 0
A prodhuan rezultatet zgjedhore liderin e ardhshëm të VLEN-it – frontmenin e fushatës zgjedhore Adnan Azizi?!

Nga koalicioni VLEN thonë se në zgjedhjet lokale qytetarët folën qartë dhe se rezultatet nuk janë një rastësi, por janë refuzim i hapur i politikës së vjetër. Nisur nga ngadhnjimi elektoral i koalicionit VLEN, frontmeni i kësaj beteja ishte Adnan Azizi, andaj parashtrohet pyetja nëse rezultatet zgjedhore prodhuan liderin e ri të VLEN-it, pikërisht këtë figurë karizmatike që prodhdoi fushata dhe që fitor zemrat e aktivistëve dhe përkrahësve të këtij koalicioni.

“Zgjedhjet që i quajtën “referendum”, përfunduan si gjykim politik ndaj atyre që për 23 vite e mbajtën peng popullin shqiptar me gënjeshtra dhe mashtrime. Qytetarët folën qartë se koha e manipulantëve ka mbaruar.

Të dy rrethet e këtyre zgjedhjeve dëshmuan se Bashkimi Demokratik për Integrim është fshirë nga harta politike e Maqedonisë së Veriut. Pas dy dekadash manipulime, kjo parti është shndërruar në një strukturë minore, pa mbështetje dhe pa legjitimitet politik.
Këtë nuk e thotë VLEN, e thotë vota e lirë e shqiptarëve.

Në rrethin e parë, VLEN fitoi bindshëm në Çair, Saraj, Haraçinë, Zhelinë dhe Tearcë. Në rrethin e dytë, shqiptarët e vulosën ndryshimin në Bogovinë, Dibër, Strugë, Dollnen dhe Tetovë. Këto fitore nuk janë rastësi janë refuzim i hapur i politikës së vjetër dhe konfirmim i besimit te politika e re.

Shqiptarët e dinë saktë se kush punon dhe kush mashtron, kush ndan dhe kush bashkon.

Kjo votë e qartë është fund i një epoke dhe fillim i një vizioni të ri për politikën shqiptare”, thonë nga VLEN.

Nga atje thonë se VLEN e lexon këtë rezultat si nisje të politikës së përgjegjësisë, që matet me punë, me përulësi dhe me respekt për qytetarin. Ne nuk do të flasim për humbësit sepse shqiptarët tashmë folën. Gazeta Flaka

The post A prodhuan rezultatet zgjedhore liderin e ardhshëm të VLEN-it – frontmenin e fushatës zgjedhore Adnan Azizi?! appeared first on Flaka, në çdo lajm... .