Bilall Kasami, lideri më i votuar në koalicionin VLEN me mandat të fituar

Sipas të dhënave të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, Bilall Kasami ka rezultuar lideri më i votuar brenda koalicionit VLEN, me gjithsej 21.308 vota në zgjedhjet lokale. Kasami, që garoi për The post Bilall Kasami, lideri më i votuar në koalicionin VLEN me mandat të fituar appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

Nëntor 3, 2025 - 10:30
 0
Bilall Kasami, lideri më i votuar në koalicionin VLEN me mandat të fituar

Sipas të dhënave të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, Bilall Kasami ka rezultuar lideri më i votuar brenda koalicionit VLEN, me gjithsej 21.308 vota në zgjedhjet lokale. Kasami, që garoi për një mandat të dytë si kryetar i komunës së Tetovës, ka siguruar fitoren dhe konfirmuar mbështetjen më të madhe ndër liderët e koalicionit.

Në garën për komunën e Çairit, Izet Mexhiti ka marrë 15.776 vota, ndërsa Bashkim Bakiu, kandidati i VLEN-it për komunën e Shkupit, ka grumbulluar 27.898 vota, por nuk arriti të kalojë në balotazh për shkak të konfiguracionit elektoral dhe përbërjes etnike të votuesve në kryeqytet.

Këto rezultate zyrtare të publikuara nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve pasqyrojnë performancën elektorale të koalicionit VLEN në qendrat kryesore urbane, ku Tetova mbetet bastioni më i fortë i këtij blloku politik.

The post Bilall Kasami, lideri më i votuar në koalicionin VLEN me mandat të fituar appeared first on Flaka, në çdo lajm... .