Shoferi që goditi një këmbësore në Shkup dhe u largua nga vendi i ngjarjes, arrestohet nga policia

Mbrëmjen e 2 nëntorit 2025, rreth orës 19:10, në rrugën “Dimitrie Çupovski” në Shkup, ka ndodhur një aksident trafiku ku një veturë e tipit “Volkswagen Tiguan” me targa të Shkupit, The post Shoferi që goditi një këmbësore në Shkup dhe u largua nga vendi i ngjarjes, arrestohet nga policia appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

Nëntor 3, 2025 - 10:30
 0
Shoferi që goditi një këmbësore në Shkup dhe u largua nga vendi i ngjarjes, arrestohet nga policia

Mbrëmjen e 2 nëntorit 2025, rreth orës 19:10, në rrugën “Dimitrie Çupovski” në Shkup, ka ndodhur një aksident trafiku ku një veturë e tipit “Volkswagen Tiguan” me targa të Shkupit, e drejtuar nga A.A. (33) nga Shkupi, ka goditur këmbësoren M.M. (79) po ashtu nga Shkupi, dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes.

Nga goditja, 79-vjeçarja ka pësuar lëndime të rënda trupore, të konstatuara në Kompleksin Klinik “Nëna Terezë” në Shkup.

Pas masave të marra nga policia, shoferi A.A. është gjetur dhe arrestuar në rrugën lokale që çon drejt Sredno Vodnos.

Në vendin e ngjarjes është kryer ekspertizë hetimore, dhe pas sqarimit të plotë dhe dokumentimit të rastit, ndaj shoferit do të ngrihet kallëzim përkatës. Gazeta Flaka

The post Shoferi që goditi një këmbësore në Shkup dhe u largua nga vendi i ngjarjes, arrestohet nga policia appeared first on Flaka, në çdo lajm... .