Abdixhiku i reagon Kurtit: Pështyesit e moçalit të pështymave, nuk kanë shumicë, i duhet koha për pazare shtesë
Kryeministri Kurti, ka reaguar ashpër pas dështimit të seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës për shkak mos votimit të raportit të komisioni. Kurti është shprehur i nervozuar, duke e quajtur sulm brenda institucional kundër Republikës së Kosovës dhe zgjedhjeve demokratike. Tutje ai ka shkruar opozita lan nam, duke dal kundër qeverisë. Pas tij ka reaguar
Kryeministri Kurti, ka reaguar ashpër pas dështimit të seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës për shkak mos votimit të raportit të komisioni.
Kurti është shprehur i nervozuar, duke e quajtur sulm brenda institucional kundër Republikës së Kosovës dhe zgjedhjeve demokratike.
Tutje ai ka shkruar opozita lan nam, duke dal kundër qeverisë.
Pas tij ka reaguar, kreu i LDK-së Lumir Abdixhiku, i cili i tha ‘Mjaft më me filma e kauza plot mllef’ dhe e ftoj të jap dorëheqje.
“Jep dorëheqje zotëri, betohu si deputet! Si secili tjetër në Kuvend! Mjaft më me filma e kauza plot mllef!
Apetiti i madh i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje – dhe i prijësit të tyre për të qenë edhe Kryeministër edhe Deputet, prodhoj sot një epizodë të errët demokratike në vend. Të paprecedentë, sepse askush deri më tani, me mendje demokratike e me respekt ndaj Republikës, nuk kishte provuar t’i ketë të dyja funksionet përnjëherë!
Derisa në njërën anë deklarojnë se po japin dorëheqje, në anën tjetër vazhdojnë të ushtrojnë funksionet e dorëhequra sikurse s’ka ndodhur asgjë e re. Sa të pavërtetë; sa jodemokratik”, shkroi ai.
Abdixhiku akuzoi se VV e bëri këtë për të blerë kohë pasi nuk kanë shumicën.
“E vërteta megjithatë është krejt e thjeshtë!
Duan të blejnë kohë; sepse nuk kanë votë. Me 52 vota tani, ato që edhe i pamë. pështyesit e moçalit të pështymave, nuk kanë shumicë. I duhet koha për pazare shtesë – të rënda, joparimore, të kushtueshme për këtë Republikë.
Aq të kushtueshme sa u kuptua dhe nga mesazhet që i dërgonin njëri tjetrit vet”, përfundoi ai.