Bajrami: Ata që për katër vite e kanë shkelë Kushtetutën, po na e kërkojnë edhe neve ta bëjmë këtë

Deputetja e zgjedhur e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami ka thënë se manovrat e Albin Kurtit dhe Vetëvendosjes dështuan edhe një herë, pasi sipas saj, iu dolën në publik pazaret me Listën Serbe. Ajo u shpreh se ata që për katër vjet e kanë shkelë Kushtetutën mbi 10 herë, u shpreh se sot po

Prill 15, 2025 - 15:00
 0  6
Bajrami: Ata që për katër vite e kanë shkelë Kushtetutën, po na e kërkojnë edhe neve ta bëjmë këtë
bajrami:-ata-qe-per-kater-vite-e-kane-shkele-kushtetuten,-po-na-e-kerkojne-edhe-neve-ta-bejme-kete

bajrami:-ata-qe-per-kater-vite-e-kane-shkele-kushtetuten,-po-na-e-kerkojne-edhe-neve-ta-bejme-kete

Deputetja e zgjedhur e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami ka thënë se manovrat e Albin Kurtit dhe Vetëvendosjes dështuan edhe një herë, pasi sipas saj, iu dolën në publik pazaret me Listën Serbe.

Ajo u shpreh se ata që për katër vjet e kanë shkelë Kushtetutën mbi 10 herë, u shpreh se sot po u  kërkojnë edhe atyre që ta bëjmë një gjë të tillë.

“Manovrat e Albin Kurtit dhe Vetëvendosjes dështuan edhe një herë, pasi iu dolën në publik pazaret me Listën Serbe. Kur dolën mesazhet dhe të gjithë e kuptuan se Albin Kurtin po e votojnë edhe disa deputetë të Listës Serbe, në skenë dolën shërbëtorët e tij për të akuzuar të tjerët, kinse për bllokim të Kuvendit”.

“Kjo propagandë nuk kalon. Në çfarë situate na kanë sjellë: Ata që për katër vite e kanë shkelë Kushtetutën mbi 10 herë, sot po na e kërkojnë edhe neve ta bëjmë një gjë të tillë. Përgjigja jonë është JO. E se kush është i paaftë, u pa qartë sot: me gjithë pazaret dhe përpjekjet, LVV arriti vetëm 52 vota. Zgjidhja është e thjeshtë:  Jepni dorëheqje , dorëzoni ato te Komisioni për Verifikim dhe ne votojmë raportin, duke i hapur kështu rrugë betimit të deputetëve”.

“Deri tani nuk ka dorëheqje zyrtare. Referenca për “deklarime” të 23 dhe 27 marsit nuk është dorëheqje, sepse mbi të gjitha kur jepë dorëheqje s’mundesh me u kthy në zyre të Qeverisë e me ushtru funksion prapë. Mbi të gjitha Kuvendi nuk merr vendime mbi deklarata, vendimet në Kuvend merren në bazë të dokumenteve”, ka shkruar Bajrami.