Abdixhiku pas Kaçanikut, Elez Hanit dhe Lipjanit e mbyll ditën me takim në Obiliq: Data 9 shkurt veçse ka nisur të shkruhet si festë
Kandidati për kryeministër nga Lidhja Demokratike e Kosovës Lumir Abdixhiku, në ditën e tij të dytë të fushatës, pati tri tubime, në Kaçanik, Han të Elezit dhe Gadimes të Lipjanit. Si dhe një takim tjetër me qytetarë në Obiliq. Nga të gjithë këto tubime Abdixhiku tha se data 9 shkurt veçse ka nisur të shkruhet
Kandidati për kryeministër nga Lidhja Demokratike e Kosovës Lumir Abdixhiku, në ditën e tij të dytë të fushatës, pati tri tubime, në Kaçanik, Han të Elezit dhe Gadimes të Lipjanit. Si dhe një takim tjetër me qytetarë në Obiliq.
Nga të gjithë këto tubime Abdixhiku tha se data 9 shkurt veçse ka nisur të shkruhet si festë.
‘’LDK ka rigjetur bazën e vet në këtë qytet rë vogël jugor. Dhe them sot me bindje të plotë, se ndryshimi i madh po vjen tashmë. Ta kuptoni LDK ka popullin pas. Jemi ngritur në këmbë tashmë’’, ka thënë Abdixhiku.
Kujtojmë se në listën e LDK-së nga kjo komunë janë Xhafer Gashi me numër 11 dhe Linda Bekteshi me numër 66.