Dua Lipa kthehet për pushime në Shqipëri bashkë me të dashurin e saj
Përkundër sukseseve të mëdha, këngëtarja me origjinë shqiptare Dua Lipa, nuk i harron asnjëherë rrënjët. Dhe bukuroshja nga Peja është rikthyer në Shqipëri, gjegjësisht në jug, për të kaluar Pashkët. Ajo është e shoqëruar edhe nga partneri i saj, aktori i famshëm britanik, Callum Turner. Në fotografitë që ka ndarë në rrjete sociale, ata shihen […]

Përkundër sukseseve të mëdha, këngëtarja me origjinë shqiptare Dua Lipa, nuk i harron asnjëherë rrënjët.
Dhe bukuroshja nga Peja është rikthyer në Shqipëri, gjegjësisht në jug, për të kaluar Pashkët.
Ajo është e shoqëruar edhe nga partneri i saj, aktori i famshëm britanik, Callum Turner.
Në fotografitë që ka ndarë në rrjete sociale, ata shihen duke u argëtuar tejet shumë me njëri-tjetrin.
“Pashkët në shtëpi”, ka qenë përshkrimi që i ka vënë postimit.
Në disa nga imazhet krijuesja e hitit “Levitating” shihet duke marrë rreze dielli, pasi temperaturat kanë qenë mjaft të larta gjatë kësaj periudhe.
Në vitin 2022, Dua kujtojmë që ka marrë edhe nënshtetësinë shqiptare.
Veç kësaj, e njëjta ka qenë në Kosovë në gusht të vitit të kaluar, në Sunny Hill Festival që e organizon së bashku me babanë, Dukagjin Lipën.