Abdixhiku prezanton sot 110 kandidatët për deputetë dhe programin politik qeverisës

Kandidati për Kryeministër nga Lidhja Demokratike e Kosovës Lumir Abdixhiku sot do të prezantojë 110 kandidatët për deputetë dhe programin politik qeverisës nga ora 18:00 në AMC. Sipas Abdixhikut kjo listë është e përbërë me një ekip që di pse garon dhe për kë punon. Si dhe programi politik i tyre është vizion i bazuar

dhjetor 16, 2025 - 11:00
 0
Abdixhiku prezanton sot 110 kandidatët për deputetë dhe programin politik qeverisës
Abdixhiku prezanton sot 110 kandidatët për deputetë dhe programin politik qeverisës

Abdixhiku prezanton sot 110 kandidatët për deputetë dhe programin politik qeverisës

Kandidati për Kryeministër nga Lidhja Demokratike e Kosovës Lumir Abdixhiku sot do të prezantojë 110 kandidatët për deputetë dhe programin politik qeverisës nga ora 18:00 në AMC.

Sipas Abdixhikut kjo listë është e përbërë me një ekip që di pse garon dhe për kë punon. Si dhe programi politik i tyre është vizion i bazuar në normalitet, zhvillim, drejtësi dhe shpresë reale për secilin qytetar.

“Lista 123, është një listë e njerëzve me integritet, dije dhe përvojë; një ekip i ndërtuar për shtet, jo për propagandë. Një ekip që e di pse garon dhe për kë punon. Në këtë mbrëmje do të shpalosi edhe Programin Politik tonin si dhe vizionin tim për Kosovën; një vizion të bazuar në normalitet, zhvillim, drejtësi dhe shpresë reale për secilin qytetar. Ju ftoj të jeni pjesë e këtij momenti të rëndësishëm. Të jemi bashkë për Kosovën që duam. Le të zgjedhim shpresën”, thuhet në njoftimin e LDK-së.