E trishtë: Ky është njëri nga viktimat që u gjet pa shenja jete në një vilë në Pejë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar pasditen e sotme në Pejë, ku dy persona janë gjetur pa shenja jete brenda një vile në rrugën “KFOR”. Ngjarja ka ndodhur sot rreth orës 15:10, kur Policia ka pranuar informatën se në vilat nr. 03 ndodheshin një mashkull dhe një femër, të moshës rreth 20 deri në 25 […]

dhjetor 30, 2025 - 19:30
 0
E trishtë: Ky është njëri nga viktimat që u gjet pa shenja jete në një vilë në Pejë
Vrasje në tentativë, policia jep detaje për therjen e një 27-vjeçari dhe 40-vjeçari sirian në Leposaviq

Vrasje në tentativë, policia jep detaje për therjen e një 27-vjeçari dhe 40-vjeçari sirian në Leposaviq

Një ngjarje e rëndë është regjistruar pasditen e sotme në Pejë, ku dy persona janë gjetur pa shenja jete brenda një vile në rrugën “KFOR”.

Ngjarja ka ndodhur sot rreth orës 15:10, kur Policia ka pranuar informatën se në vilat nr. 03 ndodheshin një mashkull dhe një femër, të moshës rreth 20 deri në 25 vjeç, të cilët sipas informacioneve fillestare kishin hyrë në vilë që nga mbrëmja e 29.12.2025, por prej asaj kohe nuk ishte dëgjuar asnjë zë nga brenda.

Sinjali merr vesh se njëra nga viktimat është Endrit Lajqi.

Pas daljes së patrullave policore në vendin e ngjarjes dhe kontrollit të objektit, është konstatuar se të dy personat ndodheshin pa shenja jete. Njësia e Emergjencës, e cila ka dalë në vendngjarje, ka konfirmuar vdekjen e tyre.