Ademi: Qeveria me tre qëndrime për një çështje – Ligji për Gjuhët ekziston, por nuk po mbrohet
Zyrtari i lartë i Bashkimi Demokratik për Integrim, Arbër Ademi, ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të fundit nga përfaqësues të qeverisë lidhur me Ligjin për Gjuhët, duke i cilësuar ato The post Ademi: Qeveria me tre qëndrime për një çështje – Ligji për Gjuhët ekziston, por nuk po mbrohet appeared first on Flaka, në çdo lajm... .
Zyrtari i lartë i Bashkimi Demokratik për Integrim, Arbër Ademi, ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të fundit nga përfaqësues të qeverisë lidhur me Ligjin për Gjuhët, duke i cilësuar ato si kontradiktore dhe joserioze.
“Dje Bilalli, sot Izet Mexhiti paska reaguar. Dje thoshin se gjuha shqipe është zyrtare, sot thonë se është zgjidhje gjysmake. Bilalli thotë se s’ka ligj fare dhe asgjë s’është bërë,” deklaroi Ademi.
Sipas tij, qëndrimet e përfaqësuesve të qeverisë ndryshojnë nga dita në ditë, ndërsa, siç theksoi, “padronët e tyre thonë të kundërtën: se me Ligjin për Gjuhët shqiptarët paskan fituar më shumë të drejta se që u takojnë”.
Ademi vlerësoi se kjo situatë tregon mungesë serioziteti dhe konsistence politike.
“Paramendojeni sa joserioz janë: atë që e deklarojnë dje, e demantojnë sot vetë. Të nesërmen ku ta dimë se çfarë do të thonë,” u shpreh ai.
Ai shtoi se aktualisht ekzistojnë “tre përfaqësues të qeverisë me tre qëndrime të ndryshme për të njëjtën çështje”.
Deputeti i BDI-së theksoi se Ligji për Gjuhët nuk u jep shqiptarëve më shumë të drejta se sa meritojnë, por vetëm sa parashihet me Marrëveshja Paqësore e Ohrit.
“Problemi nuk është se nuk ka ligj, por se këta nuk kanë takat t’i mbrojnë të arriturat. Ligji ekziston, por ata nuk mund të sigurojnë zbatimin,” deklaroi Ademi, duke shtuar se madje ka edhe tentativa për shfuqizimin e tij në Gjykatën Kushtetuese.
Në fund, ai ironizoi gjendjen brenda shumicës qeverisëse:
“Mos qofshim në lëkurën e tyre, në zor të madh janë.”
The post Ademi: Qeveria me tre qëndrime për një çështje – Ligji për Gjuhët ekziston, por nuk po mbrohet appeared first on Flaka, në çdo lajm... .