Ademi: Qeveria po shkel parimin bazë të drejtësisë – Ligji për gjuhët është lex specialis
Nënkryetari i BDI-së, Arbër Ademi, ka reaguar ashpër ndaj qasjes së Qeverisë lidhur me moszbatimin e Ligjit për përdorimin e gjuhëve në provimin e jurisprudencës, duke theksuar se bëhet fjalë The post Ademi: Qeveria po shkel parimin bazë të drejtësisë – Ligji për gjuhët është lex specialis appeared first on Flaka, në çdo lajm... .
Nënkryetari i BDI-së, Arbër Ademi, ka reaguar ashpër ndaj qasjes së Qeverisë lidhur me moszbatimin e Ligjit për përdorimin e gjuhëve në provimin e jurisprudencës, duke theksuar se bëhet fjalë për shkelje të hapur të një parimi elementar juridik. 

“Është një rregull bazë në drejtësi që kjo qeveri po e shkel: Lex specialis derogat legi generali. Kjo do të thotë se ligji i posaçëm ka përparësi ndaj ligjit të përgjithshëm”, deklaroi Ademi.
Sipas tij, kur dy ligje rregullojnë të njëjtën çështje dhe bien në kundërshtim, zbatohet ligji më specifik dhe jo ai i përgjithshëm, ndërsa në këtë rast Ligji për përdorimin e gjuhëve është i qartë dhe i drejtpërdrejtë.
“Ligji për gjuhët është i qartë. Mjafton të shihet neni 1, paragrafi 3, në lidhje me nenin 2. Aty përcaktohet qartë obligimi i institucioneve shtetërore për përdorimin e gjuhës që e flasin së paku 20 për qind e qytetarëve”, theksoi ai.
Ademi shtoi se statusi i Ligjit për përdorimin e gjuhëve si lex specialis konfirmohet edhe shprehimisht në nenin 23, paragrafët 4 dhe 5.
“Pra, në raport me të gjitha ligjet e tjera, kur bëhet fjalë për dispozitat gjuhësore, Ligji për përdorimin e gjuhëve ka përparësi absolute. Institucionet kanë për detyrim ta zbatojnë atë, edhe në rast të mospërputhjes me ligje të tjera”, tha Ademi.
Në fund, ai akuzoi qeverinë për përqeshje të opinionit publik.
“Nuk e di pse po tallen dhe po na e fyejnë inteligjencën. Kjo është gjendje mjerimi institucional”, përfundoi nënkryetari i BDI-së. Gazeta Flaka
The post Ademi: Qeveria po shkel parimin bazë të drejtësisë – Ligji për gjuhët është lex specialis appeared first on Flaka, në çdo lajm... .