Degradim politik në Postë: Arlinda Imeri Shllaku nga partia e Taravarit, humb pozicionin dhe pagën!
Anëtarja e Kryesisë së Aleanca për Shqiptarët, Arlinda Imeri Shllaku, ka denoncuar publikisht degradimin e saj në vendin e punës në SHA “Posta e Maqedonisë”, duke e cilësuar vendimin si The post Degradim politik në Postë: Arlinda Imeri Shllaku nga partia e Taravarit, humb pozicionin dhe pagën! appeared first on Flaka, në çdo lajm... .
Anëtarja e Kryesisë së Aleanca për Shqiptarët, Arlinda Imeri Shllaku, ka denoncuar publikisht degradimin e saj në vendin e punës në SHA “Posta e Maqedonisë”, duke e cilësuar vendimin si të padrejtë dhe pa arsyetim ligjor.
Sipas Shllakut, më 17 shkurt 2026 i është dorëzuar një vendim nga Drejtoria e ndërmarrjes që e degradon për dy pozita më poshtë dhe i ulet paga për disa mijë denarë, pa paralajmërim paraprak dhe pa shpjegime të qarta ligjore. Ajo ka kërkuar takim me drejtorin dhe ka tentuar të kontaktojë edhe kryetarin e Bekim Sali, por deri tani nuk ka marrë përgjigje.
Në reagimin publik, Shllaku i bën thirrje funksionarëve të koalicionit VLEN, veçanërisht grave në pozita vendimmarrëse, që të ndërhyjnë për të parandaluar atë që ajo e konsideron padrejtësi.
“Unë nuk kërkoj privilegj, kërkoj drejtësi”, thekson Shllaku, duke shtuar se do të ndjekë çështjen përmes rrugëve ligjore deri në fund për të mbrojtur dinjitetin e saj profesional dhe njerëzor.
Shllaku shpreh shpresën se rasti i saj do të trajtohet me përgjegjësi dhe në përputhje me ligjin, duke e konsideruar këtë si një test për transparencën dhe integritetin e institucioneve publike. Gazeta Flaka
The post Degradim politik në Postë: Arlinda Imeri Shllaku nga partia e Taravarit, humb pozicionin dhe pagën! appeared first on Flaka, në çdo lajm... .