Ademi: Shpresoj që një ditë do të vijmë me medalje nga Kampionati Evropian

Kombëtarja e Kosovës mbrëmë nuk arriti ta sigurojë biletën për në Amerikë, ku do të zhvillohet Kampionati Botëror 2026. “Dardanët” u mposhtën 0:1 nga Turqia në “Fadil Vokrri”, me golin e Kerem Akturkoglu, i cili realizoi në minutin e 53-të. Ndërkaq sot, Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, ndau Medaljen e Artë Presidenciale për kombëtaren. Me

Prill 1, 2026 - 11:00
Ademi: Shpresoj që një ditë do të vijmë me medalje nga Kampionati Evropian
ademi:-shpresoj-qe-nje-dite-do-te-vijme-me-medalje-nga-kampionati-evropian

ademi:-shpresoj-qe-nje-dite-do-te-vijme-me-medalje-nga-kampionati-evropian

Kombëtarja e Kosovës mbrëmë nuk arriti ta sigurojë biletën për në Amerikë, ku do të zhvillohet Kampionati Botëror 2026.

“Dardanët” u mposhtën 0:1 nga Turqia në “Fadil Vokrri”, me golin e Kerem Akturkoglu, i cili realizoi në minutin e 53-të.

Ndërkaq sot, Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, ndau Medaljen e Artë Presidenciale për kombëtaren.

Me këtë rast, kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës Agim Ademi, e falënderoi atë për mbështetjen e ofruar, teksa tha se shpreson se një ditë do të vijnë me medalje nga Kampionati Evropian.

“Ne vërtetë nuk shkuam në Kupën Botërore por një medalje e shtetit tonë, zemrat e shtetit tonë e cila është për neve më e rëndësishme sepse ne jemi të këtij shteti. Ne si federatë dhe si futbollistë jemi shumë të lumtur që kemi pas një bashkëpunim kaq të mirë dhe kaq të afërt me presidenten tonë e cila na u ka gjet gjithherë na ka ndihmua shumë me dekretet për futbollistët dhe me prezencën e saj çdo herë në çdo kohë edhe kur kemi qenë mirë, edhe kur kemi qenë keq. Prandaj, gjithmonë mirënjohës si federatë, si futboll dhe në emër të gjithë komunitetit ët futbollit që jemi 57,700 apo pak më shumë ju falënderoj shumë dhe ju dëshiroj sukses në rrugëtimin e juaj politik. Gjithashtu besoj që edhe në të ardhmen kemi me qenë bashkë, jemi afër dhe sigurisht një ditë kemi me ju ardh edhe ne juve me një medalje të Kampionatit Evropian, të Kupës Evropiane”, deklaroi kreu i FFK-së.