Ademi: Të anulohet vendimi i Gjykatës kushtetuese i 9 Tetorit!

Mendimi i ndarë i dy gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese të përkatësisë etnike shqiptare, Dr. Osman Kadriu dhe Naser Ajdari, , lidhur me vendimin e 9 tetorit të Gjykatës Kushtetuese për The post Ademi: Të anulohet vendimi i Gjykatës kushtetuese i 9 Tetorit! appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

dhjetor 26, 2024 - 15:00
 0  3
Ademi: Të anulohet vendimi i Gjykatës kushtetuese i 9 Tetorit!

Mendimi i ndarë i dy gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese të përkatësisë etnike shqiptare, Dr. Osman Kadriu dhe Naser Ajdari, , lidhur me vendimin e 9 tetorit të Gjykatës Kushtetuese për shfuqizimin e një shtylle kritike të Kushtetutës dhe Marrëveshjes së Ohrit – përfaqësimin e drejtë dhe të barabartë, ka shqetsuar thelle çdo shqiptarë dhe çdo qytetarë të vendit qe për dallim nga kjo qeveri ende beson në bashkëjetese dhe barazi, tha Arbër Ademi nënkryetar i BDI-së

 Ajo që lexuam në këtë opinion ka tronditur çdo qytetar paqedashës të këtij vendi, e në veçanti shqiptarët. Kur gjyqtarët thonë në opinionin e ndarë të tyre: “Vendimi është marrë mbi baza etnike, përmes mbivotimit, duke vendosur kundër të drejtave të komuniteteve joshumicë dhe në kundërshtim me vlerën themelore – të drejtën për përfaqësim të drejtë dhe të barabartë. 

E konsiderojmë këtë vendim si të paligjshëm dhe me pasoja serioze juridike,” Kjo përbën sulmin më të madh ndaj marrëdhënieve ndëretnike që kujton të gjithë sjelljen e institucioneve në vitet ‘90, kur shqetësimet e shqiptarëve mbivotoheshin, shtypeshin dhe shpesh trajtoheshin me dhunë. 

 Më tej, në opinionin e tyre, gjyqtarët theksojnë: “Duam të theksojmë menjëherë se shprehja juridike – përkatësia e komunitetit, është një institucion kushtetues dhe, si e tillë, një kategori kushtetuese. 

Si rezultat, vendimi i lartpërmendur shfuqizon një kategori kushtetuese që lidhet me ‘përkatësinë e komunitetit’.” 

 Ky është një dëshmi tjetër se vendimi i Gjykatës Kushtetuese për të zbatuar programin partiak të partisë në pushtet është një përpjekje për të ndryshuar karakterin multietnik të rendit kushtetues, që është themeli i konceptit të prezantuar me Marrëveshjen e Ohrit. 

 Si përfaqësues legjitim të popullit shqiptar, edhe një herë tërheqim vëmendjen për nevojën urgjente për të anuluar menjëherë vendimin e 9 tetorit, pasi ai është i paligjshëm dhe antikushtetues. 

Asnjë vendim i Gjykatës Kushtetuese mbi ligjet e miratuara me shumicë të dyfishtë Badenter nuk mund të diskutohet apo miratohet pa pjesëmarrjen dhe dakordimin e përfaqësuesve të atij komuniteti. 

Për shqiptarët nuk mund të vendoset pa shqiptarët! 

 Bashkimi Demokratik për Integrim mbetet i vendosur të mbrojë themelet kushtetuese të rendit multietnik dhe të sigurojë që të drejtat e garantuara me Marrëveshjen e Ohrit të mbeten të pacenueshme.

The post Ademi: Të anulohet vendimi i Gjykatës kushtetuese i 9 Tetorit! appeared first on Flaka, në çdo lajm... .