Afati drejt fundit, Hoti: Dy ditët finale, ose e zgjedhim Presidentin ose ua kthejmë mandatin qytetarëve

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti ka thënë se nesër deputetët i kthehen Kuvendit në dy ditët finale për t’i dhënë Kosovës President. Ai ka postuar nga qyteti i Prizrenit, ku tha se nëse kjo nuk arrihet atëherë mandati i kthehet qytetarëve sërish. “E diel e këndshme në Prizren. Nesër i kthehemi

Prill 27, 2026 - 00:00
Afati drejt fundit, Hoti: Dy ditët finale, ose e zgjedhim Presidentin ose ua kthejmë mandatin qytetarëve
afati-drejt-fundit,-hoti:-dy-ditet-finale,-ose-e-zgjedhim-presidentin-ose-ua-kthejme-mandatin-qytetareve

afati-drejt-fundit,-hoti:-dy-ditet-finale,-ose-e-zgjedhim-presidentin-ose-ua-kthejme-mandatin-qytetareve

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti ka thënë se nesër deputetët i kthehen Kuvendit në dy ditët finale për t’i dhënë Kosovës President.

Ai ka postuar nga qyteti i Prizrenit, ku tha se nëse kjo nuk arrihet atëherë mandati i kthehet qytetarëve sërish.

“E diel e këndshme në Prizren. Nesër i kthehemi Kuvendit në dy ditët finale për t’i dhënë vendit Presidentin e ri ose për ta kthyer mandatin sërish te qytetarët”, ka shkruar Hoti në Facebook.

Deri më 28 prill është afat kushtetues që Kuvendi i Kosovës të zgjedh Presidentin/e, në rast se dështon vendi shkon në zgjedhje të jashtëzakonshme parlamentare.