Të martën mbahet protestë në Tiranë në mbështetje të studentëve shqiptarë në RMV
Studentë shqiptarë kanë paralajmëruar organizimin e një proteste në Tiranë, në mbështetje të studentëve shqiptarë në Shkup të cilët po protestojnë lidhur me zhvillimin e provimit të jurisprudencës në gjuhën shqipe dhe respektimin instituci...


Studentë shqiptarë kanë paralajmëruar organizimin e një proteste në Tiranë, në mbështetje të studentëve shqiptarë në Shkup të cilët po protestojnë lidhur me zhvillimin e provimit të jurisprudencës në gjuhën shqipe dhe respektimin institucional të gjuhës shqipe.
Sipas njoftimit, protesta do të nisë nga sheshi Skenderbeu në Tiranë, ndërsa më pas pjesëmarrësit do të marshojnë drejt ambasadës së Maqedonisë së Veriut në Tiranë.
Mediat në Shqipëri raportojnë se protesta është planifikuar të mbahet të martën, më 26 maj, duke filluar nga ora 17:00.
Studentët kanë bërë thirrje për solidarizim dhe mbështetje sa më të madhe ndaj kërkesave të studentëve shqiptarë në Shkup.
Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.
