Afrim Gashi nënshkruan aktvendimin: Zgjedhjet e përsëritura në katër komuna më 11 janar 2026

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi, ka nënshkruar sot aktvendimin për mbajtjen e zgjedhjeve të përsëritura për kryetarë komunash në Gostivar, Vrapçisht, Mavrovë dhe Rostushë, The post Afrim Gashi nënshkruan aktvendimin: Zgjedhjet e përsëritura në katër komuna më 11 janar 2026 appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

Nëntor 17, 2025 - 14:30
 0
Afrim Gashi nënshkruan aktvendimin: Zgjedhjet e përsëritura në katër komuna më 11 janar 2026

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi, ka nënshkruar sot aktvendimin për mbajtjen e zgjedhjeve të përsëritura për kryetarë komunash në Gostivar, Vrapçisht, Mavrovë dhe Rostushë, si dhe në Qendër Zhupë. Votimi do të zhvillohet më 11 janar 2026, në pajtim me Kushtetutën dhe legjislacionin zgjedhor.

“Me hyrjen në fuqi të këtij aktvendimi, institucionet përgjegjëse nisin zbatimin e afateve dhe procedurave ligjore,” tha Gashi, duke i bërë thirrje KSHZ-së, komisioneve komunale dhe organizatave mbikëqyrëse që “të veprojnë me përpikëri, transparencë dhe profesionalizëm”.

Ai u kërkoi partive politike dhe kandidatëve që garojnë në këto komuna të zhvillojnë një proces të qetë dhe korrekt:

“I ftoj të gjitha subjektet politike… të zhvillojnë një proces të qetë, fer dhe demokratik, në respektim të standardeve zgjedhore dhe vlerave europiane.”

Kryeparlamentari i bëri thirrje edhe qytetarëve që të shfrytëzojnë të drejtën e votës:

“Përsëritja e zgjedhjeve dëshmon rëndësinë e pjesëmarrjes së secilit qytetar në vendimmarrjen lokale dhe forcimin e legjitimitetit institucional.”

Në fund, Gashi theksoi se Kuvendi mbetet i angazhuar për procese të rregullta demokratike dhe për konsolidimin e institucioneve të vendit. Gazeta Flaka

The post Afrim Gashi nënshkruan aktvendimin: Zgjedhjet e përsëritura në katër komuna më 11 janar 2026 appeared first on Flaka, në çdo lajm... .