Rikonstruktimi i qeverisë, Mickoski: Vazhdojnë konsultimet me partnerët e koalicionit

PËRDITËSUAR: -Në kuadër të koalicionit vazhdojnë konsultimet, tha kryeministri Hristijan Mickoski i pyetur nëse ka marrëveshje me partnerët e koalicionit për rikonstruktim të qeverisë, përcjell TV21. I pyetur nëse do The post Rikonstruktimi i qeverisë, Mickoski: Vazhdojnë konsultimet me partnerët e koalicionit appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

Nëntor 17, 2025 - 14:30
 0
Rikonstruktimi i qeverisë, Mickoski: Vazhdojnë konsultimet me partnerët e koalicionit

PËRDITËSUAR: -Në kuadër të koalicionit vazhdojnë konsultimet, tha kryeministri Hristijan Mickoski i pyetur nëse ka marrëveshje me partnerët e koalicionit për rikonstruktim të qeverisë, përcjell TV21. I pyetur nëse do të ketë ndryshime edhe te kuadrot e VMRO-DPMNE-së, Mickoski tha:

Në këtë moment jemi të fokusuar si VMRO-DPMNE në përgatitjet e Kongresit të rregullt të partisë që do të ndodhë më 6 dhjetor“, theksoi Mickoski.

Sakaq, kryetari i VMRO-DPMNE-së dhe kryeministri i vendit, Hristijan Mickoski, informoi Komitetin Ekzekutiv të partisë në seancën e së premtes se kanë filluar negociatat me partnerët në Qeveri në lidhje me rikonstruimin e paralajmëruar dhe se disa prej tyre kanë paraqitur kërkesat e tyre.

Këtë e deklaroi Sekretari i Përgjithshëm i VMRO-DPMNE-së, Gjorgjija Sajkovski, në “Sitel”, duke deklaruar se, sipas asaj që i informoi lideri, negociatat janë në fazën fillestare dhe do të vazhdojnë në periudhën e ardhshme.

“Nga ajo që Kryetari informoi Komitetin Ekzekutiv, negociatat kanë filluar me aktorët politikë në Qeveri dhe kjo është në fazën fillestare ose të parë të negociatave, ku janë paraqitur kërkesa nga disa prej subjekteve politike, por Qeveria, pra Kryeministri, do të negociojë në të ardhmen, kështu që publiku me siguri do të informohet në kohën e duhur”, tha ai.

Sekretari i Përgjithshëm i OBRM-PDUKM-së shtoi se beson që si VLEN ashtu edhe ZNAM janë subjekte politike që janë një mbështetje e madhe për Qeverinë dhe se kjo do të mbetet kështu edhe në periudhën e ardhshme.

The post Rikonstruktimi i qeverisë, Mickoski: Vazhdojnë konsultimet me partnerët e koalicionit appeared first on Flaka, në çdo lajm... .