Afro 1 orë pritjet e mërgimtarëve për të hyrë në Kosovë

Bashkatdhetarët po vazhdojnë të kthehen në Kosovë, me rastin e festave të fundvitit. E me ardhjen e tyre, pikëkalimet kufitare po ngarkohen me automjete e pritje të gjata. Sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, pritjet më të gjata janë në kufirin e Jarinjes, deri në 45 minuta. Deri në 40 minutë pritje ka te Dheu i

dhjetor 24, 2025 - 20:00
 0
Afro 1 orë pritjet e mërgimtarëve për të hyrë në Kosovë
Afro 1 orë pritjet e mërgimtarëve për të hyrë në Kosovë

Afro 1 orë pritjet e mërgimtarëve për të hyrë në Kosovë

Bashkatdhetarët po vazhdojnë të kthehen në Kosovë, me rastin e festave të fundvitit. E me ardhjen e tyre, pikëkalimet kufitare po ngarkohen me automjete e pritje të gjata.

Sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, pritjet më të gjata janë në kufirin e Jarinjes, deri në 45 minuta. Deri në 40 minutë pritje ka te Dheu i Bardhë, derisa nga gjysmë ore po pritet në Bërnjak dhe Muçibabë.