Kurti shtron iftar për BIK-un: Falenderojmë Tërnavën për kontributin në vend
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka shtruar mbrëmë iftar për krerët e Bashkësisë Islame të Kosovës në nder të muajit të shenjtë të Ramazanit. Në këtë iftar morën pjesë myftiu i Kosovës, Naim Tërnava, si dhe përfaqësues të tjerë nga Bashkësia Islame e Kosovës. Sipas Kurtit, në këtë darkë ishin të pranishëm edhe përfaqësues të


Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka shtruar mbrëmë iftar për krerët e Bashkësisë Islame të Kosovës në nder të muajit të shenjtë të Ramazanit. Në këtë iftar morën pjesë myftiu i Kosovës, Naim Tërnava, si dhe përfaqësues të tjerë nga Bashkësia Islame e Kosovës.
Sipas Kurtit, në këtë darkë ishin të pranishëm edhe përfaqësues të kabinetit qeveritar, përfshirë kryeparlamentaren Albulena Haxhiu dhe ministra të tjerë.
Kurti uroi muajin e Ramazanit për përfaqësuesit e BIK-ut dhe për të gjithë besimtarët myslimanë, duke theksuar se ky muaj vë në pah vlerat më të larta njerëzore si sakrifica, vetëdisiplina dhe solidariteti.
