Agim Aliu nga Koshara: Më 12 tetor flasim me zërin e fitores për Ferizajn e Gjeneratës Tjetër!
Kandidati për kryetar të Ferizajt, Agim Aliu, ka vizituar lagjen Koshare, të cilën e quajti “familjen e tij të madhe”, duke theksuar lidhjen e fortë që ndan me banorët e kësaj zone të njohur për historinë e saj të lavdishme dhe krenarinë qytetare. Në një atmosferë të ngrohtë e mbështetje të madhe nga qytetarët, Aliu


Kandidati për kryetar të Ferizajt, Agim Aliu, ka vizituar lagjen Koshare, të cilën e quajti “familjen e tij të madhe”, duke theksuar lidhjen e fortë që ndan me banorët e kësaj zone të njohur për historinë e saj të lavdishme dhe krenarinë qytetare.
Në një atmosferë të ngrohtë e mbështetje të madhe nga qytetarët, Aliu u shpreh i bindur se më 12 tetor do të flitet me “zërin e fitores”. Ai theksoi se kjo mbështetje është themeli për ndërtimin e vizionit të tij për “Ferizajn e Gjeneratës Tjetër” – një qytet më modern, më i zhvilluar dhe më përfshirës për të gjithë qytetarët.
“Faleminderit për përkrahjen e jashtëzakonshme,” u shpreh Aliu, duke e konsideruar këtë energji si motivim të fortë për ta çuar përpara punën për Ferizajn e së ardhmes.
