Ahmeti: Arritje e jashtëzakonshme, një bravo e madhe për Shqipërinë, bravo Edi

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka përshëndetur hapjen e të gjithë kapitujve të negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Europian brenda vetëm 12 muajve – një arritje The post Ahmeti: Arritje e jashtëzakonshme, një bravo e madhe për Shqipërinë, bravo Edi appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

Nëntor 17, 2025 - 12:30
 0
Ahmeti: Arritje e jashtëzakonshme, një bravo e madhe për Shqipërinë, bravo Edi

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka përshëndetur hapjen e të gjithë kapitujve të negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Europian brenda vetëm 12 muajve – një arritje që ai e cilësoi si “rekord mbresëlënës”.

“Arritje e jashtëzakonshme, një bravo e madhe për Shqipërinë, bravo Edi. Vërtetë për shqiptarët, dielli lind në Perendim,” – deklaroi Ahmeti, duke vlerësuar udhëheqjen e kryeministrit Edi Rama në këtë proces.

Sipas liderit të BDI-së, perspektiva europiane është e vetmja rrugë e suksesshme për të gjithë vendet e Ballkanit Perëndimor, ndërsa Shqipëria dhe Mali i Zi janë shembulli i dedikimit konkret drejt anëtarësimit në BE.

“Maqedonia e Veriut dhe Kosova duhet të ndjekin hapat dhe t’i bashkangjiten përkushtimit të Shqipërisë dhe të Malit të Zi për t’u integruar në Bashkimin Europian me angazhim konkret në tejkalimin e sfidave para nesh,” – tha ai.

Në këto kohë të paqëndrueshme në Evropë dhe botë, Ahmeti theksoi se orientimi proeuropian është zgjidhja e vetme strategjike:

“Në këto kohëra dhe rrethana të vështira për kontinentin tonë dhe për botën, rruga jonë europiane dhe rreshtimi me Bashkimin Europian është përcaktimi më i sigurt për kombet tona dhe për rajonin.”

The post Ahmeti: Arritje e jashtëzakonshme, një bravo e madhe për Shqipërinë, bravo Edi appeared first on Flaka, në çdo lajm... .