Ahmeti: BDI sot është më e fortë se kurrë, aset dhe vlerë kombëtare
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, i pyetur për mesazhin që qytetarët dhanë në zgjedhjet lokale, tha se votuesit në rrethin e parë kanë dhënë porosinë e The post Ahmeti: BDI sot është më e fortë se kurrë, aset dhe vlerë kombëtare appeared first on Flaka, në çdo lajm... .
Në emisionin “Debat në Shenja”, kreu i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, u pyet nëse partia ndodhet në fazën më të vështirë që nga themelimi i saj. Ai u përgjigj duke theksuar se BDI sot është më e fortë se kurrë.
“BDI ndodhet në një situatë që kur s’ka qenë më i fort se sa sot,” tha Ahmeti.
Ai theksoi gjithashtu rëndësinë e BDI-së si një institucion politik dhe vlerë kombëtare për shqiptarët.
“Lëvizje parti, thuani si të doni BDI-në, edhe pse nuk do të më takonte mua të bëj vlerësim për subjektin që i takoj, BDI është aset kombëtar, BDI është vlerë kombëtare dhe duhet të ruhet jo vetëm nga anëtarësia e BDI-së, por nga çdo shqiptar,” deklaroi Ahmeti.
Deklaratat e tij nënvizojnë qëndrueshmërinë dhe rëndësinë e BDI-së si parti kryesore shqiptare në Maqedoninë e Veriut dhe rolin e saj në mbrojtjen e interesave kombëtare, transmeton Flaka.
Ahmeti: Vota është e shenjtë, manipulimet e zgjedhjeve janë kërcënim për të ardhmen e fëmijëve
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, i pyetur për mesazhin që qytetarët dhanë në zgjedhjet lokale, tha se votuesit në rrethin e parë kanë dhënë porosinë e tyre dhe se AKI-ja ka fituar zgjedhjet.
“Tani në rrethin e dytë, u apliku një inxhiniering i tmerrshëm. Uroj që kjo të mos ndodh kurrë në pazaret e pista, dhe kjo duhet të jetë shqetësim për çdo kënd sepse bën devalvim të votës dhe të përcaktimit të drejtë. Siç thotë njëri nga presidentët amerikanë: me një plumb mund të vrasësh armikun përpara teje, por me votë mund të vrasësh të ardhmen e fëmijëve. Prandaj duhet të jemi të kujdesshëm dhe të investojmë të gjithë që vota të mos na vrasë ardhmërinë e gjeneratave,” tha Ahmeti.
Duke folur për situatën në Kërçovë, Ahmeti shtoi se kryetari i zgjedhur duhet të respektojë qytetarët dhe t’i trajtojë të gjithë në mënyrë të barabartë.
Deklaratat e tij theksojnë rëndësinë e mbrojtjes së votës si një nga instrumentet më të rëndësishme demokratike dhe përkujtojnë se çdo manipulim zgjedhor mund të ketë pasoja të thella për të ardhmen e vendit dhe të gjeneratave të reja, transmeton Flaka.
Ahmeti: BDI e gatshme për zgjedhje, vijat e kuqe mbeten Marrëveshjet historike
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, në emisionin “Debat në Shenja” në TV Shenja, ka folur për raportet e partisë së tij me VMRO-DPMNE-në dhe për vijat e kuqe që BDI-ja vendos për bashkëpunim me këtë parti.
Ahmeti theksoi se në kongresin e BDI-së ishin të ftuar përfaqësues nga të gjitha partitë politike, duke përfshirë edhe Sekretarin Gjeneral të VMRO-së.
“Në kongresin e BDI-së kanë qenë të ftuar të gjitha partitë. Nuk ka pasur ndarje, pjesëmarrja e tyre tregon respekt për procesin dhe aktivitetin tonë politik,” tha Ahmeti.
I pyetur për vijat e kuqe të BDI-së në bashkëpunimin me VMRO-në, Ahmeti u shpreh:
“BDI ka parimet e veta, ka kornizën që nuk e tejkalon. Kjo përfshin Marrëveshjen e Ohrit, e cila duhet të zbatohet në përpikëri, Marrëveshjen e Prespës, që duhet të respektohet dhe zbatohet, dhe Marrëveshjen për Fqinjësi të Mirë. Për këto tre Marrëveshje historike për stabilitetin e Maqedonisë dhe ardhmërinë e vendit, kemi vlerësuar se duhet t’i shtohet edhe një Marrëveshje – Marrëveshja Kombëtare për zhvillim dhe përparim.”
Ahmeti theksoi gjithashtu se sa i përket procesit zgjedhor, BDI është gjithmonë e gatshme dhe mbështet kërkesën për zgjedhje.
“Sa u takon zgjedhjeve, BDI gjithmonë është e gatshme dhe kërkon që qytetarët të vendosin për të ardhmen e tyre nëpërmjet votës,” tha ai.
Deklaratat e Ahmetit nënvizojnë përkushtimin e BDI-së për respektimin e marrëveshjeve historike dhe stabilitetin e vendit, duke hapur hapësirë për dialog politik me të gjitha partitë në RMV, transmeton Gazeta Flaka.
Ali Ahmeti: Partia jonë udhëheq me shtetin për çerek shekulli, askush tjetër nuk e bën këtë
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, i pyetur në emisionin “Debat në Shenja” në TV Shenja nëse koalicionin VLEN e sheh si konkurrent politik, deklaroi se BDI nuk ka konkurrent në Republikën e Maqedonisë së Veriut.
Sipas Ahmetit, BDI është partia politike më e etabluar, më e organizuar dhe më e disiplinuar në vend, duke e cilësuar atë si aset dhe vlerë kombëtare.
“Parti politike më të etabluar, më të organizuar dhe më të disiplinuar se BDI nuk ka. Nuk e them rastësisht kur them se është aset kombëtar dhe vlerë kombëtare. Më thoni ju, a ka parti politike në vendin tonë apo në rajon që ka bërë 80 për qind ndryshim të udhëheqjes me 32 mijë anëtarë? Nuk ka. Edhe shoqatat apo klubet sportive mezi organizojnë zgjedhje pa u përçarë, e jo një parti që për çerek shekulli ka udhëhequr me shtetin. Këtë e bën vetëm BDI”, u shpreh Ahmeti.
Ai theksoi se këtë kapacitet organizativ e kanë vetëm strukturat që dalin nga Ushtria Çlirimtare Kombëtare (UÇK) dhe pjesëtarët e saj.
“Këtë e bën vetëm UÇK-ja dhe pjesëtarët e saj. A e dini kush janë nënshkruesit dhe themeluesit e BDI-së? Janë ata që kanë pasur plagë në trup. 12 mijë ushtarë e kanë nënshkruar themelimin: atdhetarë, politikanë, arsimtarë dhe profesorë”, deklaroi Ahmeti.
Deklaratat e Ahmetit vijnë në një moment kur në skenën politike shqiptare në Maqedoninë e Veriut po intensifikohen debatet rreth konkurrencës politike dhe rolit të partive në përfaqësimin e shqiptarëve.
Ahmeti: Fushata e VMRO-së kundër BDI-së nxit përçarje, e ardhmja e vendit është bashkëpunimi ndëretnik
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, në emisionin “Debat në Shenja” në TV Shenja, ka deklaruar se fushata e VMRO-DPMNE-së kundër BDI-së gjatë shtatë viteve të fundit ka qenë një fushatë që ka nxitur ndarje dhe përçarje mes popujve në Maqedoninë e Veriut.
Sipas Ahmetit, përgjegjësia për tensionet ndëretnike nuk qëndron te popujt, por te politikat destruktive që i drejtojnë ata drejt përplasjeve.
“Është një e vërtetë e madhe shkencore se popujt nuk janë fajtorë për lëvizjet destruktive. Politikat janë ato që i orientojnë drejt përplasjeve midis etnive. Ky vend ka të ardhme vetëm përmes bashkëpunimit dhe komunikimit ndërmjet dy popujve më të mëdhenj në Maqedoni, shqiptarëve dhe maqedonasve. E ardhmja e këtij shteti është e lidhur ngushtë me marrëdhënie të mira ndëretnike”, tha Ahmeti.
Ai bëri të ditur se ka pasur bisedime me partitë më të mëdha maqedonase, duke u bërë thirrje që të punojnë më shumë me elektoratin e tyre dhe t’u shpjegojnë në mënyrë objektive proceset politike.
“Bindjet se Marrëveshja e Ohrit po e ndryshon statusin dhe karakterin e shtetit janë pasojë e faktit se si VMRO-ja ashtu edhe LSDM-ja kanë punuar shumë pak për ta sqaruar në mënyrë objektive këtë marrëveshje. Pikërisht nga kjo mungesë angazhimi politik, qytetarët e zakonshëm të Maqedonisë gjejnë frymëzim për keqkuptime”, theksoi Ahmeti.
Në këtë kontekst, ai shtoi se politika maqedonase për një kohë të gjatë ka qenë e varur nga Beogradi, duke e cilësuar atë si vasale, dhe se Shkupi ka shërbyer si vend ku janë zhvilluar politika dhe eksperimente kundër shqiptarëve.
Deklaratat e Ahmetit vijnë në një kohë kur diskursi politik dhe marrëdhëniet ndëretnike mbeten ndër temat më të ndjeshme në skenën politike të Maqedonisë së Veriut.
Ahmeti: Pushteti nuk të bën përfaqësues të shqiptarëve, vlerësimin e jep populli
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, në emisionin “Debat në Shenja” në TV Shenja, ka deklaruar se të qenit në pushtet nuk do të thotë automatikisht të jesh përfaqësues apo misionar i shqiptarëve.
Ahmeti theksoi se as ai personalisht dhe as partia e tij nuk e kanë shpallur veten lider të shqiptarëve, por se ky epitet i është atribuar nga personalitete të shumta, si nga radhët kombëtare ashtu edhe nga ato ndërkombëtare.
“Për mua është nder që ky vlerësim i bëhet shqiptarëve të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Unë nuk kam bërë asnjë lloj brifingu me gjeneralin e NATO-s, Wesley Clark, që ai të më emërojë ‘legjendë e gjallë’. Është e vërtetë që kam mbijetuar shumë ngjarje të mëdha të historisë së kombit shqiptar të shekullit XX dhe fillimit të shekullit XXI”, u shpreh Ahmeti.
Ai nënvizoi se nuk ka rëndësi se si ndihet ai personalisht, por se vendimtare është mënyra se si vlerësohet nga shqiptarët.
“Unë Maqedoninë e kam gjetur me shqiptarë të pushtuar, të diskriminuar, me të vrarë për flamur dhe me të vrarë për arsim të lartë. Marrëveshja e Ohrit vendosi gurthemelin e shtetësisë së shqiptarëve dhe kjo marrëveshje nuk do të ishte e mundur pa kryengritjen e shqiptarëve dhe pa luftëtarët e UÇK-së”, deklaroi Ahmeti.
Sipas tij, sot shqiptarët në Maqedoninë e Veriut i kanë vlerat e tyre të garantuara, por këto vlera dhe gjaku i derdhur duhet të mbrohen nga çdo shqiptar, jo vetëm nga ata që organizuan ndryshimin e statusit politik dhe juridik, apo nga ish-pjesëtarët e UÇK-së.
Ahmeti rikujtoi gjithashtu se para një viti e gjysmë, ai e ka lënë Maqedoninë e Veriut me kryeministër shqiptar, duke theksuar se kjo ishte një arritje historike.
“Ky ishte një realitet që ndoshta shqiptarët as në ëndërr nuk e kishin parë”, përfundoi Ahmeti, transmeton Gazeta Flaka.
The post Ahmeti: BDI sot është më e fortë se kurrë, aset dhe vlerë kombëtare appeared first on Flaka, në çdo lajm... .