Ahmeti: Fitorja e koalicioneve artificiale do të ketë pasoja serioze në nivel kombëtar
Kreu i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti pas daljes së pjesës më të madhe të rezultateve zgjedhore ka dalë në një paraqitje për media, ku ka thënë se aleanca që BDI udhëheqë, Aleanca Kombëtare për Integrim (AKI), ka fituar shumicën e votës popullore në mbarë vendin apo të votës kombëtare në këto zgjedhje me


Kreu i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti pas daljes së pjesës më të madhe të rezultateve zgjedhore ka dalë në një paraqitje për media, ku ka thënë se aleanca që BDI udhëheqë, Aleanca Kombëtare për Integrim (AKI), ka fituar shumicën e votës popullore në mbarë vendin apo të votës kombëtare në këto zgjedhje me mbi 23 mijë vota më shumë.
Megjithatë, ai pranoi se, nuk kanë arritur ta fitojnë garën për kryetarë të komunave, shkruan Portalb.mk.
Ahmeti theksoi se, ky është një mesazh kompleks që e pranojnë me respekt dhe përgjegjësi.
“Qytetarët kanë treguar se besojnë në vlerat tona, në vizionin tonë, por njëkohësisht kërkojnë që të rinovojmë mënyrë se si përfaqësojmë këto vlera në terren. Rezultatet për disa komuna nuk janë pasqyrë e vullnetit real të qytetarëve, por pasojë e koalicioneve jo parimore dhe marrëveshjeve të përkohshme që në thelb kanë shkelur frymën e garës demokratike”, tha ai.
Ahmeti tha gjithashtu se fitorja e koalicioneve artificiale do të ketë pasoja serioze në nivel kombëtar.
“Këto bashkime artificiale mund të na sjellin fitore afatshkurtra në letër, por do të kenë pasoja serioze për progresin dhe arritjet e deritanishme në nivel lokal, por sidomos në nivel kombëtar”, deklaroi Ahmeti.
Ai po ashtu ka drejtuar kritika edhe për fushatën zgjedhore duke thënë se pushteti ka keqpërdorur resurset shtetërore për fushatë.
