Ahmeti i drejtohet Mickoskit: “Me zagar dilet për lepuj, jo për shqiponjat” – reagon VMRO-DPMNE
Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, nga Konventa promovuese e Aleancës Kombëtare për Integrim (AKI) në Shkup, i dërgoi një porosi kryeministrit Hristijan Mickoski. “Me zagar dilet The post Ahmeti i drejtohet Mickoskit: “Me zagar dilet për lepuj, jo për shqiponjat” – reagon VMRO-DPMNE appeared first on Flaka, në çdo lajm... .
Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, nga Konventa promovuese e Aleancës Kombëtare për Integrim (AKI) në Shkup, i dërgoi një porosi kryeministrit Hristijan Mickoski.
“Me zagar dilet në gjueti për lepuj, por jo për shqiponjat! Shqiponjat fluturojnë lartë në kaltërsi”, deklaroi Ahmeti, duke përdorur metaforën për të përshkruar rolin e shqiptarëve në skenën politike.
Pas kësaj deklarate, ka reaguar partia në pushtet VMRO-DPMNE, duke kundërshtuar retorikën e kreut të BDI-së.
“Kemi një porosi për Ali Ahmetin. Ti nuk je shqiponjë, por një zog i thjeshtë. Në thelb, ju nuk jeni shqiponja, por magjistarë kriminelë dhe të korruptuar. Më të zëshëm janë pikërisht më të frikësuarit”, thuhet në reagim.
Nga VMRO-DPMNE theksojnë se qytetarët janë ngopur nga Ali Ahmeti dhe partia e tij.
“Me projekte, me masa, me reforma për jetë më të mirë. Shqiptarët moti kohë janë ngopur nga Ali Ahmeti, ndërsa këtë do ta dëshmojnë në zgjedhjet e ardhshme – së bashku me maqedonasit, të gjithë. BDI do të humb pothuajse të gjitha komunat në vend”, shton më tej reagimi.
Nga partia e Mickoskit paralajmërojnë se pas zgjedhjeve do të presin që BDI të kërkojë koalicion, por sipas tyre, kjo do të ndodhë me lëshime dhe pa kushtëzime.
“Pas zgjedhjeve do të presim që zogjtë të dërgojnë letra për koalicion, me lëshime dhe pa kushtëzime, si me premtim se do të reformohen. Gjithsesi do të qeshim me ato oferta”, thuhet në reagimin e VMRO-DPMNE-së. Flaka
The post Ahmeti i drejtohet Mickoskit: “Me zagar dilet për lepuj, jo për shqiponjat” – reagon VMRO-DPMNE appeared first on Flaka, në çdo lajm... .