Ahmeti: Limani ka mbështetjen e plotë të BDI-së
Kandidati për kryetar të Komunës së Gostivarit nga koalicioni Aleanca Kombëtare për Integrim (AKI), Dr. Valbon Limani, hapi zyrtarisht fushatën zgjedhore për zgjedhjet lokale të 11 janarit, në një tubim të madh të mbajtur sonte në Gostivar. Në aktivitet morën pjesë liderët e koalicionit, Ali Ahmeti dhe Arben Taravari, përfaqësues institucionalë, deputetë, struktura partiake, forume […]
Kandidati për kryetar të Komunës së Gostivarit nga koalicioni Aleanca Kombëtare për Integrim (AKI), Dr. Valbon Limani, hapi zyrtarisht fushatën zgjedhore për zgjedhjet lokale të 11 janarit, në një tubim të madh të mbajtur sonte në Gostivar. Në aktivitet morën pjesë liderët e koalicionit, Ali Ahmeti dhe Arben Taravari, përfaqësues institucionalë, deputetë, struktura partiake, forume të gruas dhe rinisë, si dhe qytetarë të shumtë.
Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, theksoi se koalicioni AKI në Gostivar ka vetëm një kandidat për kryetar komune – Valbon Limanin.
“Ke mbështetjen time të plotë, mbështetjen e BDI-së dhe të të gjitha strukturave tona. Fitorja jote më 11 janar është e sigurt,” deklaroi Ahmeti, duke theksuar se Gostivari ka nevojë për një brez të ri udhëheqësish.