Policia e Tetovës identifikoi disa të rinj që prishën qetësinë dhe rendin publik nëpër rrugë
Tifo grupi “Vojvodët” mohojnë të jenë të përfshirë në këtë incident, ndërsa bëjnë thirrje policisë për zbardhje të rastit. “Si grup që përmendet drejtpërdrejt dhe lidhet me këto pretendime, nuk do të lejojmë që emri ynë të keqpërdoret për përhapjen e spekulimeve dhe lajmeve të rreme, e as të përdoret si mjet për nxitjen e […]
Tifo grupi “Vojvodët” mohojnë të jenë të përfshirë në këtë incident, ndërsa bëjnë thirrje policisë për zbardhje të rastit.
“Si grup që përmendet drejtpërdrejt dhe lidhet me këto pretendime, nuk do të lejojmë që emri ynë të keqpërdoret për përhapjen e spekulimeve dhe lajmeve të rreme, e as të përdoret si mjet për nxitjen e tensioneve ndëretnike. I bëjmë thirrje institucioneve kompetente që në afatin më të shkurtër të mundshëm ta zbardhin plotësisht rastin dhe t’i prezantojnë publikisht faktet, me qëllim që njëherë e përgjithmonë t’i jepet fund dezinformatave që po qarkullojnë në opinion”, thanë nga “Vojvodët”.
“Vojvodët” demantojnë përfshirjen e tyre në këto incidente Institucionet ta zbardhin rastin.
Prej dy ditësh, në rrjetet sociale, qarkullon një video në të cilën shihen të rinj që nëpër rrugët e Tetovës që tentojnë të rrihen. /Alsat.mk.