Ahmeti: Moment i jashtëzakonshëm dhe i vështirë për të gjithë ne, mendimet dhe lutjet tona janë me familjet e viktimave

Për tragjedinë që ndodhi në Koçan, që si pasojë e zjarrit humbën jetën 51 persona dhe dhjetëra të tjerë u lënduan, ka reaguar kreu i BDI-së Ali Ahmeti i cili ka theksuar se ky është një moment i jashtëzakonshëm dhe i vështirë për të gjithë ne. “Sot, zemrat tona janë të tronditura dhe të mbushura […]

Mars 16, 2025 - 13:00
 0  4
Ahmeti: Moment i jashtëzakonshëm dhe i vështirë për të gjithë ne, mendimet dhe lutjet tona janë me familjet e viktimave

Për tragjedinë që ndodhi në Koçan, që si pasojë e zjarrit humbën jetën 51 persona dhe dhjetëra të tjerë u lënduan, ka reaguar kreu i BDI-së Ali Ahmeti i cili ka theksuar se ky është një moment i jashtëzakonshëm dhe i vështirë për të gjithë ne.

“Sot, zemrat tona janë të tronditura dhe të mbushura me dhimbje nga tragjedia e tmerrshme që ka ndodhur në Koçan, ku humbën jetën më shumë se 50 persona dhe shumë të tjerë u plagosën. Ky është një moment i jashtëzakonshëm dhe i vështirë për të gjithë ne, dhe, në këto momente të dhimbjes së thellë, mendimet dhe lutjet tona janë me familjet e viktimave dhe me ata që po kalojnë nëpër këtë vuajtjeje”, ka shkruar Ahmeti.