Ahmeti nga Gostivari: Nuk do të lejoj të preket ligji për gjuhën shqipe
Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti nga Gostivari ka folur për partitë maqedonase. Ahmeti tha se partitë maqedonase e kanë bërë si praktikë që për t’i fituar zgjedhjet bëhen antishqiptarë. “Situata The post Ahmeti nga Gostivari: Nuk do të lejoj të preket ligji për gjuhën shqipe appeared first on Flaka, në çdo lajm... .
Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti nga Gostivari ka folur për partitë maqedonase. Ahmeti tha se partitë maqedonase e kanë bërë si praktikë që për t’i fituar zgjedhjet bëhen antishqiptarë.
“Situata goxha shqetësuese, dhe këto shqetësime kanë filluar të shfaqen që nga fillimi i fushatave anti-shqiptare, sepse është bërë praktikë, a dëshiron me i fitu zgjedhjet bëhu anti-shqiptar”, u shpreh Ali Ahmeti – kryetar i BDI-së.
Ahmeti theksoi se nuk do të lejoj të preket ligji për gjuhën shqipe, pasi që siç shtoi është larë me gjak.
“Këto nuk i kanë shkollat e mia për nacionaliste, dhe të organizimeve të forta. Këta janë krejtë që vijnë salloneve. Unë nuk jam politikan i salloneve, as i biskotave. Por këto politika nuk na qojnë përpara. Merreni me mend deri ku kanë shkuar gjërat, vendimi dje i Gjykatës Kushtetuese është që ky ligj do të shtyhet për 3 muaj, në mars, eventualisht në maj ku do të thirren ekspert dhe kryetar të partive politike. Çka dmth kjo? Të rinegociohet Marrëveshja e Ohrit e cila është e garantuar nga SHBA, BE, NATO dhe e larë me gjak nga UÇK-ja”, tha mes tjerash, Ali Ahmeti – kryetar i BDI-së.
The post Ahmeti nga Gostivari: Nuk do të lejoj të preket ligji për gjuhën shqipe appeared first on Flaka, në çdo lajm... .