Mexhiti: 10 milionë euro mbështetje për të rinjtë deri 29 vjeç, 250 euro për blerje të pajisjeve elektronike
Zv.kryemininistri i parë, Izet Mexhiti, përmes një postimi në rrjetet sociale, ka njoftuar se në Buxhetin e vitit 2025, Qeveria ka siguruar mjete për të krijuar kushte më të mira The post Mexhiti: 10 milionë euro mbështetje për të rinjtë deri 29 vjeç, 250 euro për blerje të pajisjeve elektronike appeared first on Flaka, në çdo lajm... .
Zv.kryemininistri i parë, Izet Mexhiti, përmes një postimi në rrjetet sociale, ka njoftuar se në Buxhetin e vitit 2025, Qeveria ka siguruar mjete për të krijuar kushte më të mira për arsim cilësor dhe për të mbështetur të rinjtë në realizimin e ideve të tyre.
“Investim tek të rinjtë, investim për të ardhmen, vauçerë prej 250 eurosh për blerjen e pajisjeve elektronike – telefon, kompjuter apo tablet – për çdo student, 10 milionë euro mbështetje për të rinjtë deri në moshën 29 vjeç, të dedikuara për nisjen e bizneseve të reja. Çdo biznes mund të përfitojë deri në 30.000 euro financim. Këto mjete janë siguruar në Buxhetin e vitit 2025, kështu duke dëshmuar përkushtimin e Qeverisë për të krijuar kushte më të mira për arsim cilësor dhe për të mbështetur të rinjtë në realizimin e ideve të tyre. Të rinjtë dhe studentët janë partnerë të rëndësishëm në ndërtimin e një të ardhme të sigurt, andaj kemi obligim t’i mbështesim”, shkruan Mexhiti
The post Mexhiti: 10 milionë euro mbështetje për të rinjtë deri 29 vjeç, 250 euro për blerje të pajisjeve elektronike appeared first on Flaka, në çdo lajm... .