Ahmeti nga Likova: Të respektohet Marrëveshja e Ohrit, ndal presionit politik
Në komunën e Likovë, u mbajt mbledhja e katërt e Këshillit të Përgjithshëm të Bashkimi Demokratik për Integrim, ku u diskutuan zhvillimet aktuale politike dhe organizimi i mëtejshëm i brendshëm The post Ahmeti nga Likova: Të respektohet Marrëveshja e Ohrit, ndal presionit politik appeared first on Flaka, në çdo lajm... .
Në komunën e Likovë, u mbajt mbledhja e katërt e Këshillit të Përgjithshëm të Bashkimi Demokratik për Integrim, ku u diskutuan zhvillimet aktuale politike dhe organizimi i mëtejshëm i brendshëm partiak.
Kryetari i partisë, Ali Ahmeti, theksoi se mbledhja është thirrur për të analizuar situatën politike dhe për të koordinuar hapat e ardhshëm:
“E konvokuam këtë mbledhje për të diskutuar mbi zhvillimet aktuale politike në vend, si dhe për organizimin e mëtejshëm të brendshëm partiak në funksion të këtyre zhvillimeve.”
Gjatë mbledhjes, u analizuan me shqetësim tendencat që, sipas BDI-së, cenojnë Marrëveshja e Ohrit. Nga kjo parti u bë thirrje për respektimin e plotë të saj:
“Kërkojmë nga iniciatorët dhe zbatuesit e këtyre veprimeve që të tërhiqen dhe të vazhdohet me respektimin e plotë të Marrëveshjes së Ohrit, si rruga e vetme drejt stabilitetit dhe avancimit të vendit drejt anëtarësimit të plotë në Bashkimin Evropian.”
Në të njëjtën kohë, u ngrit shqetësimi për, siç u tha, presionin ndaj ish-zyrtarëve lokalë të BDI-së, përfshirë Blerim Bexheti dhe Fatmir Dehari:
“Ne nuk jemi kundër kontrollit dhe revizionit institucional, por kundërshtojmë fuqishëm presionin politik dhe qasjen selektive. Jemi për transparencë, por jo për drejtësi të motivuar politikisht, siç po ndodh me rastet në Saraj dhe Kërçovë.”
Në fokus të diskutimeve ishin edhe zhvillimet ndërkombëtare. Për Evropën, u përmendën zhvillimet në Hungari, ndërsa për Lindjen e Mesme u shpreh shqetësim për tensionet në rritje:
“I përcjellim me shqetësim zhvillimet në Lindjen e Mesme dhe konsiderojmë si rrezik për paqen globale çdo ideologji që synon shtrirjen e ndikimit përmes forcës.”
BDI gjithashtu shprehu mbështetje për rolin e Shtetet e Bashkuara të Amerikës në ruajtjen e stabilitetit global:
“Mbështesim angazhimin e SHBA-së si partner strategjik dhe shpresojmë që përmes dialogut dhe negociatave të arrihet një marrëveshje e qëndrueshme që garanton paqe dhe stabilitet.”
Në fund të mbledhjes, kryetarët e degëve raportuan për procesin e mbajtjes së kuvendeve të nëndegëve dhe përgatitjet për kuvendet e degëve:
“Ky proces pritet të kurorëzohet me përbërje të reja dhe përfaqësuese të strukturave partiake.” Gazeta Flaka
The post Ahmeti nga Likova: Të respektohet Marrëveshja e Ohrit, ndal presionit politik appeared first on Flaka, në çdo lajm... .