Ahmeti nga Tearca: “Zgjedhjet e 19 tetorit janë betejë për krenarinë kombëtare”
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, së bashku me kryetarin e Aleancës për Shqiptarët (ASH), Arben Taravari, sonte morën pjesë në Tearcë në hapjen e shtabit komunal, The post Ahmeti nga Tearca: “Zgjedhjet e 19 tetorit janë betejë për krenarinë kombëtare” appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, së bashku me kryetarin e Aleancës për Shqiptarët (ASH), Arben Taravari, sonte morën pjesë në Tearcë në hapjen e shtabit komunal, ku u promovua Nazim Taipi si kandidat i AKI-së për kryetar të kësaj komune.
Në fjalën e tij, Ahmeti theksoi se mobilizimi i shqiptarëve në çdo komunë është dëshmi e një bashkimi për një kauzë të lartë.
“Sonte në Tearcë, në hapjen e shtabit të fitores së Besëlidhjes sonë, AKI-së! Çdo ditë, në çdo komunë, shqiptarët po na bashkohen në këtë mision të shenjtë: mbrojtjen e dinjitetit dhe krenarisë shqiptare. Këto nuk janë vetëm zgjedhje lokale. Jo! Janë një betejë mes dy rrugëve: ose votojmë për ta rikthyer krenarinë tonë kombëtare, ose pranojmë të mbetemi argatë e hyzmeqarë të të tjerëve”, u shpreh Ahmeti.
Ai shtoi se më 19 tetor shqiptarët do të votojnë me vendosmëri për të mbrojtur çdo arritje të fituar me sakrificë.
“Më 19 tetor, bashkë do të votojmë fuqishëm, me zemër e me shpirt, për të ruajtur çdo arritje që është paguar me gjakun e dëshmorëve tanë. Fitorja është e jona, sepse e drejta është në anën tonë!”, tha Ahmeti. Flaka
The post Ahmeti nga Tearca: “Zgjedhjet e 19 tetorit janë betejë për krenarinë kombëtare” appeared first on Flaka, në çdo lajm... .
