Ahmeti shkruan për gjykimin special në Hagë, rendit pikat që u përcollën edhe në procese tjera ndër vite
Drejtori i Kanal10, Arben Ahmeti ka reaguar pas zhvillimeve të fundit nga Gjykata Speciale në Hagë. Atje Gjatë ditës së djeshme u ngrit aktakuzë e re ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi dhe të tjerëve. Ahmeti përmes një postimi, ka renditur 10 hapat e “recetës” e përdorur vite me rend nga UNMIK, EULEX e tashmë nga Gjykata
Drejtori i Kanal10, Arben Ahmeti ka reaguar pas zhvillimeve të fundit nga Gjykata Speciale në Hagë. Atje Gjatë ditës së djeshme u ngrit aktakuzë e re ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi dhe të tjerëve.
Ahmeti përmes një postimi, ka renditur 10 hapat e “recetës” e përdorur vite me rend nga UNMIK, EULEX e tashmë nga Gjykata Speciale.
Sipas tij, procesi në Hagë nuk mund ta ketë kështu formën e përfundimin.
Postimi i plotë:
Recetë e stërpërdorur nga UNMIK, EULEX, tash Gjykata Speciale:
10 hapat e proceseve të drejtësisë ndërkombëtare me Bali Katravellat
1. I merr disa raporte te BIA-së të përziera me raporte ruse dhe me pretendime të ruajtura e kultivuara nga Serbia.
2. Merr buxhet të mirë nga taksapaguesit evropian duke premtuar drejtësi. I mbledhë disa prokurorë e gjyqtarë që nuk kanë karrierë në vendet e tyre dhe ju premton paga të mira në një mekanizem ndërkombëtare të drejtësisë.
Mezi presin. Pyesin:
Sa zgjate kontrara?
Aq sa zgjate procesi.
It means sa ma gjatë procesi qaq ma shumë rroga?!
3. E arreston ndonjë udhëheqës të UCK-së dhe mandej hape konkurs ku kërkon paraqitje të dëshmitarëve kundër tij. (E qelë një ëebfaqe dhe një linjë telefoni për këtë punë. Kërkon nda mediat ofertë për reklamim të faqes. Ua jep do pare edhe atyne).
4. Dikush shkon i tregon Bali Katravelles.
Ai është njeri i paknaqun. Prej kur i ka hupe një lopë në luftë, nuk i ka mjaftu kurgjo.
E ka ba shtëpinë tre kate, por prap mendon se Hashimi me komandantat nuk e kane lane, se ka mujt me ba ma shume.
Balia tash duke mbajt ymyt qe e rrokë ndonjë pare a ndonje lejeqednrim me nje banesë në Spanjë, paraqitet. Përdor fjalë të randa në dëshmine e tij.
Fjalet i ka të randa, fakte nuk ka. Hashimin, Kadrinë, Rexhën e Jakupin si ka pa kurrë, ama tona të zezat e hjekitë që i ka i kanë ardhë prej tyne. Edhe andrrat e këqija natën i kanë tregu që këta po i`a bojnë.
5. Pasi t’i kesh përfunduar dëshmite e rreth 100 baliave që ekszitojnë në Kosovë, i lexon krejt raportet e BIA-se, UNMIK-ut dhe agencive tjera. E bind vetën se ti ke me gjetë dicka që se ka gjetë as Tribunali Ndërkombëtarë për Krime Lufte.
6. E ngritë një aktakuzë.
7. Fillon procesi.
Deri tash qellimi u mbrri. Nja dy vjet paraburgim edhe tre katër vjet proces garantojnë rroga dhe mirëqenie.
8. Seancat t’i demolojnë raportet e rreme. Veq mos me i lanë mbrojtjen me fol hiq. Mandej fillojnë me t’i shpërfaqe Bali Katravellat.
Baliu kryesor del që ka probleme mendore. Nuk lenë kënd pa e sha në në gjykatë. I hutuem e i frustruem fillon me i sha edhe prokurorinë.
9. Nuk mund të përfundoje procesi kështu. Gjithë buxheti duhet arsyetuar. Blaiat dalin që janë djalë halle, teze, daje a kushëriri i dikujt që e njeh ndonjanin prej të akuzuarve.
Problemi kryesor i Kosovës ku të gjithe e njohin njëri tjetrin dhe nuk ka dëshmitare, del të jetë shpëtimi i prokurorisë.
E perdorim pikërisht këtë argument për të thënë se është ndërhyrë në drejtësi. Ai kushëriri i kushëririt të djalit të hallës ka fol me dëshmitarin. Si rezultat I asaj bisede është trulluar Katravella në dëshminë e tij.
10. Aktakuza e re shpeton prokurorinë sepse gjejnë arsyetim për dështim.
I lë mundësinë Serbisë të pretendoj se megjithatë dicka atëherë ka ndodhur.
Tash mund të merret vendimi. Sa më vone aq më mirë.
Mundësisht pasi të konsumohet edhe buxheti i vitit 2025.
Megjithatë, mund të merret vendimi.
P.S Nuk ka komandant të UCK-së që nuk është përballur me një proces të tillë paslufte. Aktualisht po përballen Shtabi i Pergjithshëm.