Ahmeti takohet me homologen e tij në Greqi, flasin për avancim të raporteve

Zëvendësministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës i Republikës së Kosovës, Kreshnik Ahmeti, po merr pjesë në Forumin Ekonomik të Delfit, i cili po mbahet këto ditë në Greqi. Në kuadër të këtij forumi, ai sot ka zhvilluar takim me zëvendësministren për Punë të Jashtme të Greqisë, Alexandra Papadopoulou, ku u vlerësua mbështetja e Greqisë

Prill 11, 2025 - 20:00
 0  5
Ahmeti takohet me homologen e tij në Greqi, flasin për avancim të raporteve
ahmeti-takohet-me-homologen-e-tij-ne-greqi,-flasin-per-avancim-te-raporteve

ahmeti-takohet-me-homologen-e-tij-ne-greqi,-flasin-per-avancim-te-raporteve

Zëvendësministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës i Republikës së Kosovës, Kreshnik Ahmeti, po merr pjesë në Forumin Ekonomik të Delfit, i cili po mbahet këto ditë në Greqi.

Në kuadër të këtij forumi, ai sot ka zhvilluar takim me zëvendësministren për Punë të Jashtme të Greqisë, Alexandra Papadopoulou, ku u vlerësua mbështetja e Greqisë për Kosovën në proceset integruese rajonale dhe evropiane, njoftojnë nga MPJD.

Theksohet se në qendër të diskutimit në mes të dy homologëve ishte avancimi i marrëdhënieve bilaterale, forcimi i shkëmbimeve ndërmjet institucioneve, si dhe rëndësia e zgjerimit dhe përparimit të bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve, në funksion të paqes, sigurisë dhe prosperitetit të qëndrueshëm në rajon.