VMRO-DPMNE nuk do ta mbështesë projektligjin e LSDM-së për ndihmë viktimave të Koçanit: Kemi planin tonë

Grupi parlamentar i LSDM-së ka dorëzuar në kuvend një projektligj për të mbështetur familjet e viktimave në diskotekën Pulse, si dhe të plagosurit atë natë. Me projektligjin, familjet e viktimave dhe të plagosurit do të marrin ndihmë financiare – varësisht nga lëndimet, ajo do të arrijë deri në 5 milionë denarë. Përveç ndihmës financiare, projektligji […]

maj 9, 2025 - 01:00
 0  4
VMRO-DPMNE nuk do ta mbështesë projektligjin e LSDM-së për ndihmë viktimave të Koçanit: Kemi planin tonë
Kuvendi i RMV/ Foto: Portalb.mk

Grupi parlamentar i LSDM-së ka dorëzuar në kuvend një projektligj për të mbështetur familjet e viktimave në diskotekën Pulse, si dhe të plagosurit atë natë. Me projektligjin, familjet e viktimave dhe të plagosurit do të marrin ndihmë financiare – varësisht nga lëndimet, ajo do të arrijë deri në 5 milionë denarë. Përveç ndihmës financiare, projektligji parashikon edhe mbështetje institucionale, transmeton Portalb.mk.

Projektligjin e kanë lëshuar me procedurë të shkurtuar, nga LSDM thanë se në projektligj përfshihen edhe viktimat e aksidenteve të Besa Trans, në spitalin modularin në Tetovë, si dhe në tragjedinë pranë Laskarcës.

Ata u bënë thirrje të gjitha grupeve parlamentare të mbështesin dhe të votojnë për këtë zgjidhje ligjore, për të treguar unitet se nuk duhet të ketë politika për tragjedi të tilla.

Nga ana tjetër, nga VMRO-DPMNE thanë se nuk do ta mbështesin projektligjin e LSDM-së, dhe se konsiderojnë deputetin Oliver Spasovskin të paaftë për të paraqitur ligje të tilla sepse kur ai ishte Ministër i Brendshëm, ndodhi edhe Laskarci, Besa Trans, ndërtesa modulare e Tetovës dhe skandali i onkologjisë. VMRO pyeti pse nuk reaguan atëherë.

Partia në pushtet thotë se ka planin e vet për të ndihmuar të prekurit nga tragjedia:

“Do të dyfishojmë fondet nga Qeveria për të ndihmuar komunën e Koçanit dhe për të zbatuar projekte. Po negociojmë me investitorë për të hapur objekte në Koçani ose në afërsi të menjëhershme”.

Kryeministri Mickoski njoftoi dy investime të reja dhe zgjerimin e një ekzistueseje pranë Koçanit, me 1,000 vende të reja pune. Ne i kemi mbuluar kostot dhe trajtimin dhe do të vazhdojmë të bëjmë të njëjtën gjë, thonë nga grupi parlamentar i VMRO-DPMNE-së.

Pa mbështetjen e deputetëve nga koalicioni në pushtet, projektligji i LSDM-së nuk mund të votohet në Parlament.

Kujtojmë se , ditë më parë familjarët e viktimave në tragjedinë e Koçanit, protestuan para institucioneve kompetente në Shkup, duke i akuzuar si të partizuara dhe të paafta për të dënuar përgjegjësit e rastit tragjik. Ata para institucioneve si prokuroria, kuvendi dhe ministria e Punëve të Brendshme kërkuan përgjegjësi dhe përsëritën pyetjen “sa jetë duhet të shuhen që institucionet të ndërgjegjësohen”.