“Ai ka qenë forca ime”, Nasim Haradinaj përlotet në studio për vëllain që i vdiq sa ky ishte në Hagë, Specialja nuk i dha leje për varrimin e tij

Nasim Haradinaj ka folur për vdekjen e vëllait të tij, Agronit, për të cilin tha se Specialja nuk i dha leje të marrë pjesë në varrimin e tij. Haradinaj në emisionin Frontal në T7 tha se Specialja ia ka ndaluar edhe lidhjen me Zoom, me familjarët vetëm për shkak se ata ia tregonin vëllain e

dhjetor 26, 2024 - 01:00
 0  6
“Ai ka qenë forca ime”, Nasim Haradinaj përlotet në studio për vëllain që i vdiq sa ky ishte në Hagë, Specialja nuk i dha leje për varrimin e tij
“ai-ka-qene-forca-ime”,-nasim-haradinaj-perlotet-ne-studio-per-vellain-qe-i-vdiq-sa-ky-ishte-ne-hage,-specialja-nuk-i-dha-leje-per-varrimin-e-tij

“ai-ka-qene-forca-ime”,-nasim-haradinaj-perlotet-ne-studio-per-vellain-qe-i-vdiq-sa-ky-ishte-ne-hage,-specialja-nuk-i-dha-leje-per-varrimin-e-tij

Nasim Haradinaj ka folur për vdekjen e vëllait të tij, Agronit, për të cilin tha se Specialja nuk i dha leje të marrë pjesë në varrimin e tij.

Haradinaj në emisionin Frontal në T7 tha se Specialja ia ka ndaluar edhe lidhjen me Zoom, me familjarët vetëm për shkak se ata ia tregonin vëllain e tij.

“Është momenti kur foli për Agronin. Ai më mungon si shok, se si vlla të gjithëve. Ai ka qenë forca jeme. Sjelljen e gjykatës që kanë bërë ndaj meje, ndaj tij. Ky është mburrja jonë.  Unë Agronin e kom pa tu vdek. Nuk më kanë lon me pa as vizitë, në Gjermani e kemi pas, 15 minuta rrugë. Të tjerët i kanë lon. Nëse ishin arsyetu për mos siguri në Kosovë, nuk mendoj që shteti Gjerman nuk ka ofru siguri. Nuk kanë dasht kurrë. Ma hekshin vizitën familjare për një zoom me to. Ai nuk mujke me fol”.

Ai tutje tha se nuk është lejuar ta vizitojë as gruan e tij, kur është operuar nga kanceri.

“Edhe në burgjet serbe, vllau motra, nana, gruja fmija, janë familje e ngushtë që në asnjë mënyrë nuk guxon me tu mohu e drejta e vizitave të tyre. Mua nuk më kanë leju as kur më është bërë gruja operacion prej kanceri”.