Spanja shpall gjendja emergjente pas ndërprerjes masive të energjisë elektrike

Ministria e Brendshme e Spanjës ka shpallur gjendje emergjente pas ndërprerjes masive të energjisë elektrike të hënën, shkruan “BBC”. Spanja e Portugalia janë përballur me ndërprerje masive të rrymës të hënën, duke shkaktuar kaos në komunikacion ndër të tjera. Shkaqet e problemeve janë ende duke u hetuar, por aktualisht është përjashtuar mundësia e një sulmi […] The post Spanja shpall gjendja emergjente pas ndërprerjes masive të energjisë elektrike appeared first on InfoShqip.com.

Prill 29, 2025 - 00:00
 0  5
Spanja shpall gjendja emergjente pas ndërprerjes masive të energjisë elektrike

Ministria e Brendshme e Spanjës ka shpallur gjendje emergjente pas ndërprerjes masive të energjisë elektrike të hënën, shkruan “BBC”.

Spanja e Portugalia janë përballur me ndërprerje masive të rrymës të hënën, duke shkaktuar kaos në komunikacion ndër të tjera. Shkaqet e problemeve janë ende duke u hetuar, por aktualisht është përjashtuar mundësia e një sulmi kibernetik.

Ministria e Brendshme e Spanjës ka thënë se statusin e gjendjes emergjente mund ta aplikojnë rajonet që e kërkojnë atë. Deri më tash Madridi, Andalusia dhe Extremadura kanë kërkuar nga qeveria qendrore të marrin në përgjegjësi rendin publik dhe funksionet tjera.

E operatori energjetik në Spanjë, “Red Electrica”, ka thënë se ka nisur rikthimi i rrymës në disa zona në jug e veri. Ka thënë se është rikthyer 20 për qind e energjisë.

Ka pasur anulime të fluturimeve si në Spanjë ashtu edhe Portugali.

The post Spanja shpall gjendja emergjente pas ndërprerjes masive të energjisë elektrike appeared first on InfoShqip.com.