Loboi për takimin e Ramës me djalin e Trump , Grenell-Lelës: Të hiqen menjëherë!

I dërguari i Donald Trump për misionet speciale, Richard Grenell ka reaguar lidhur me deklaratën  që ka bërë drejtori i zyrës së shtypit të PD-së Alfred Lela, se ai ka lobuar për një vizitën e djalit të presidentit amerikan me kryeministrin Edi Rama. Përmes një shkrimi në rrjetin social ‘X’, Grenell e ka përgenjeshtruar këtë […]

Prill 28, 2025 - 18:00
 0  4
Loboi për takimin e Ramës me djalin e Trump , Grenell-Lelës: Të hiqen menjëherë!

I dërguari i Donald Trump për misionet speciale, Richard Grenell ka reaguar lidhur me deklaratën  që ka bërë drejtori i zyrës së shtypit të PD-së Alfred Lela, se ai ka lobuar për një vizitën e djalit të presidentit amerikan me kryeministrin Edi Rama.

Përmes një shkrimi në rrjetin social ‘X’, Grenell e ka përgenjeshtruar këtë lajm dhe ka kërkuar korrigjimin ose heqjen e tij.

“I dashur Alfred Lela. E kuptoj që jeni disa ditë larg një zgjedhjeje të rëndësishme. E kuptoj që emocionet janë të larta. Zgjedhjet tuaja i kam parë në heshtje nga anash, sepse Shqipëria është një aleate e rëndësishme dhe e besuar e Amerikës në NATO (dhe një nga vendet e mia të preferuara për të vizituar dhe për të pushuar). Por kjo histori nga media juaj është një gënjeshtër TOTALE. Duhet të korrigjohet menjëherë dhe të hiqet nëse ju interesojnë faktet”, thuhet në postim.

Postimin e Grenell e ka rishpërndarë edhe Trump Junior.