Sadiku: AAK ose NISMA do ta votojnë kryekuvendarin – zhbllokimi do të ndodhë nesër
Analisti politik Arbnor Sadiku për FrontOnline ka paralajmëruar mundësinë e zhbllokimit të situatës politike në Kuvendin e Kosovës, duke deklaruar se njëra nga partitë opozitare, AAK ose NISMA, pritet të japë votën për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit. “AAK ose NISMA do e votojë kryekuvendarin,” ka thënë Sadiku, duke lënë të kuptohet se për herë të


Analisti politik Arbnor Sadiku për FrontOnline ka paralajmëruar mundësinë e zhbllokimit të situatës politike në Kuvendin e Kosovës, duke deklaruar se njëra nga partitë opozitare, AAK ose NISMA, pritet të japë votën për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit.
“AAK ose NISMA do e votojë kryekuvendarin,” ka thënë Sadiku, duke lënë të kuptohet se për herë të parë pas gjashtë dështimeve radhazi, ekziston një shans real që Kuvendi të zgjidhë kryesinë dhe të ecë përpara me hapat e tjerë institucionalë.
Ai shtoi se situata mund të marrë kthesë pozitive që në seancën e nesërme.
“Po, AAK do e votojë nesër kryekuvendarin dhe do të ketë zhbllokim të situatës.” tha ai.
Sa i përket krijimit të Qeverisë, Sadiku përmendi edhe rolin e Presidentit që sipas tij është në Pazar.
“Për Qeveri mund të shikohet edhe Presidenti, i cili sigurisht është në pazar,” deklaroi ai,
Ai ka shtuar se e vetmja rrugë reale për krijimin e ekzekutivit mbetet një marrëveshje mes Vetëvendosjes dhe Partisë Demokratike të Kosovës.
“E vetmja mundësi është që VV të bëhet me PDK-në në koalicion,” përfundoi Sadiku.