Ajdari: VLEN po zhbën arritjet e shqiptarëve – BDI do të vazhdojë betejën nga opozita
Deputetja e Rina Ajdari ka kritikuar ashpër qeverisjen aktuale të VLEN-it, duke e akuzuar për regres në procese kyçe që, sipas saj, janë ndërtuar ndër vite nga BDI. Në një The post Ajdari: VLEN po zhbën arritjet e shqiptarëve – BDI do të vazhdojë betejën nga opozita appeared first on Flaka, në çdo lajm... .
Deputetja e Rina Ajdari ka kritikuar ashpër qeverisjen aktuale të VLEN-it, duke e akuzuar për regres në procese kyçe që, sipas saj, janë ndërtuar ndër vite nga BDI.
Në një paraqitje në emisionin “Debat në Shenja”, Ajdari deklaroi se përfaqësuesit shqiptarë në qeveri nuk po arrijnë të avancojnë proceset, por përkundrazi po i kthejnë pas.
“Përfaqësuesit shqiptarë që janë pjesë e kësaj qeverie pa legjitimitet etnik, jo vetëm që nuk i çojnë përpara proceset, por po bëjnë regres dhe po zhbëjnë të gjitha të arriturat e BDI-së në 20 vitet e fundit”, tha ajo.
Ajo theksoi se BDI, edhe pse në opozitë, do të vazhdojë të jetë aktive dhe kritike ndaj qeverisë, sidomos për, siç i quajti ajo, veprime anti-shqiptare.
“Ne do të vazhdojmë të ngremë zërin për çështjet që prekin shqiptarët dhe do të jemi kritikë ndaj çdo veprimi të dëmshëm”, u shpreh Ajdari.
E pyetur nëse këto qëndrime lidhen me rikthimin në pushtet, ajo u përgjigj se kauza e tyre është më e madhe se politika ditore.
“Nuk ka kauzë më të madhe se mbrojtja e të arriturave të shqiptarëve – Marrëveshja e Ohrit, përfaqësimi i drejtë dhe gjuha shqipe janë thelbi i angazhimit tonë”, theksoi deputetja.
Sipas saj, beteja politike e BDI-së do të vazhdojë me fokus në ruajtjen e të drejtave dhe pozitës së shqiptarëve në vend. Gazeta Flaka
The post Ajdari: VLEN po zhbën arritjet e shqiptarëve – BDI do të vazhdojë betejën nga opozita appeared first on Flaka, në çdo lajm... .