AKI: Dollneni në këmbë për plebishitin e 19 tetorit!

Aleanca Kombëtare për Integrim (AKI) sonte hapi madhështisht shtabin komunal në Dollnen, në një atmosferë të mbushur me entuziazëm dhe mobilizim qytetar. “Sonte, hapja madhështore e shtabit komunal në Dollnen The post AKI: Dollneni në këmbë për plebishitin e 19 tetorit! appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

shtator 26, 2025 - 01:00
 0
AKI: Dollneni në këmbë për plebishitin e 19 tetorit!

Aleanca Kombëtare për Integrim (AKI) sonte hapi madhështisht shtabin komunal në Dollnen, në një atmosferë të mbushur me entuziazëm dhe mobilizim qytetar.

“Sonte, hapja madhështore e shtabit komunal në Dollnen dëshmoi fuqinë e bashkimit dhe vendosmërinë e qytetarëve tanë. Mobilizimi i jashtëzakonshëm tregoi qartë se shqiptarët nuk pranojnë më nëpërkëmbje, nuk lejojnë shkeljen e Marrëveshjes së Ohrit dhe dinjitetit të tyre kombëtar,” thuhet në komunikatën e AKI-së.

Nga ky tubim, u dha një mesazh i prerë se “e ardhmja ndërtohet mbi respekt, barazi dhe perspektivë evropiane”.

“Ky është plebishiti i dinjitetit, i barazisë dhe i vendimeve që i marrim vetë,” thekson më tej komunikata.

Në fund, BDI falënderon qytetarët për mbështetjen dhe pjesëmarrjen masive:
“Vetëm të bashkuar mund të ecim përpara, vetëm të bashkuar do të fitojmë!”

Ali Ahmeti: Edhe Dollneni ishte zjarr, miq!!

Sonte, në hapjen e shtabit komunal në Dollnen, u konfirmua edhe njëherë mobilizimi kombëtar për plebishitin e 19 tetorit. Entuziazmi, besimi dhe vendosmëria e qytetarëve treguan qartë: shqiptarët janë të bashkuar, shqiptarët janë në këmbë!

Të gjithë me një zë ishim: nuk tolerohet më nëpërkëmbja e dinjitetit kombëtar. Nuk lejohet më shkelja e shtyllave të Marrëveshjes Paqësore të Ohrit. E ardhmja ndërtohet vetëm mbi respekt të ndërsjellë, me punë të përbashkët dhe me synim të qartë drejt perspektivës sonë evropiane.

Miq, ky është momenti ynë historik. Ky është çasti që bashkë të vendosim për fatin tonë. Vetëm të bashkuar mund t’ia dalim mbanë! Vetëm të bashkuar!

The post AKI: Dollneni në këmbë për plebishitin e 19 tetorit! appeared first on Flaka, në çdo lajm... .