Aksident i rëndë në Debresh: Tre të lënduar pas përplasjes mes një “Opeli” dhe një “Nissani”
Më datë 23.04.2026 në orën 23:50, në SPB Tetovë është raportuar se në rrugën rajonale Gostivar – fsh. Gradec, saktësisht në fshatin Debreshë, ka ndodhur një aksident trafiku mes automjetit “Opel” me targa të Shkupit, i drejtuar nga N.A. (20) nga fshati Vranjoc dhe automjetit “Nissan” me targa të Gostivarit, i drejtuar nga H.I. (32) […]
Më datë 23.04.2026 në orën 23:50, në SPB Tetovë është raportuar se në rrugën rajonale Gostivar – fsh. Gradec, saktësisht në fshatin Debreshë, ka ndodhur një aksident trafiku mes automjetit “Opel” me targa të Shkupit, i drejtuar nga N.A. (20) nga fshati Vranjoc dhe automjetit “Nissan” me targa të Gostivarit, i drejtuar nga H.I. (32) nga fshati Dobërdoll.
Në aksident ka pësuar lëndime të rënda trupore shoferi H.I., të konstatuara në Qendrën Urgjente në Gostivar. Ndërkohë, lëndime trupore kanë pësuar edhe shoferi i automjetit “Opel” dhe pasagjerja në veturën Nissan, S.U. Këqyrja e vendit të ngjarjes është kryer nga ekipi i inspektimit të DPB Gostivar.