Aksident i rëndë trafiku mbrëmë në Gjorçe, u përplasën disa automjete (VIDEO)

Një aksident i rëndë trafiku, në të cilin janë përfshirë disa automjete, ndodhi vonë mbrëmë në lagjen Gjorçe Petrov në Shkup. Disa makina u përplasën mes vete. Në videot e publikuara në rrjetet sociale mund të vërehet se është shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale. Dëshmitarët thonë se forca e përplasjes ka qenë aq e madhe, […]

Prill 18, 2026 - 11:00
Aksident i rëndë trafiku mbrëmë në Gjorçe, u përplasën disa automjete (VIDEO)

Një aksident i rëndë trafiku, në të cilin janë përfshirë disa automjete, ndodhi vonë mbrëmë në lagjen Gjorçe Petrov në Shkup.

Disa makina u përplasën mes vete. Në videot e publikuara në rrjetet sociale mund të vërehet se është shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale.

Dëshmitarët thonë se forca e përplasjes ka qenë aq e madhe, sa është dëgjuar si shpërthim.

Deri në mëngjes nuk ka informacione për persona të lënduar apo viktima.