BBC: Meksika thotë se agjentët amerikanë që vdiqën në aksident, s’kishin autorizim për të operuar atje

Qeveria meksikane njoftoi se dy agjentët amerikanë që humbën jetën fundjavën e kaluar në një aksident automobilistik, nuk kishin autorizim për të operuar në territorin e Meksikës. Sipas BBC, zyrtarët raportohet se punonin për CIA, dhe kishin marrë pjesë në një operacion kundër laboratorëve të dyshuar të drogës në shtetin verior të Chihuahua, përpara se

Prill 26, 2026 - 00:30
BBC: Meksika thotë se agjentët amerikanë që vdiqën në aksident, s’kishin autorizim për të operuar atje
bbc:-meksika-thote-se-agjentet-amerikane-qe-vdiqen-ne-aksident,-s’kishin-autorizim-per-te-operuar-atje

bbc:-meksika-thote-se-agjentet-amerikane-qe-vdiqen-ne-aksident,-s’kishin-autorizim-per-te-operuar-atje

Qeveria meksikane njoftoi se dy agjentët amerikanë që humbën jetën fundjavën e kaluar në një aksident automobilistik, nuk kishin autorizim për të operuar në territorin e Meksikës.

Sipas BBC, zyrtarët raportohet se punonin për CIA, dhe kishin marrë pjesë në një operacion kundër laboratorëve të dyshuar të drogës në shtetin verior të Chihuahua, përpara se automjeti i tyre të rrëshqiste nga një rrugë malore dhe të shpërthente.

Pas një hetimi të urdhëruar nga presidentja Claudia Sheinbaum, Ministria e Sigurisë në Meksikë tha se asnjëri prej tyre nuk kishte akreditim formal për të marrë pjesë në aktivitete operacionale dhe se autoritetet federale nuk ishin informuar për praninë e tyre.

Ngjarja vjen në një kohë kur marrëdhëniet mes Meksikës dhe ShBA-së janë herë pas here të tensionuara për një sërë çështjesh, përfshirë luftën kundër narkotikëve.

Ministria e Sigurisë shtoi se të dhënat e emigracionit tregojnë se njëri prej agjentëve kishte hyrë në Meksikë si “vizitor”, ndërsa tjetri me pasaportë diplomatike.

Në deklaratë theksohet se ligji meksikan ndalon agjentët e huaj të marrin pjesë në operacione pa autorizim federal, duke nënvizuar rëndësinë e respektimit të sovranitetit kombëtar.

Ngjarja ka shtuar presionin mbi qeverinë meksikane, ndërsa marrëdhëniet dypalëshe me ShBA-në mbeten të ndjeshme, veçanërisht në fushën e luftës kundër drogës dhe sigurisë kufitare