Aksident mes tri veturave në afërsi të QKUK-së, lëndohen tre persona
Një aksident trafiku ka ndodhur sot rreth orës 11:00 te rrethi në afërsi të Qendrës Klinike dhe Universitare të Kosovës. Në aksident janë përfshirë tri vetura. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për kryeqytetin, Enis Pllana. “Sot rreth orës 11:00 kemi pranuar informatën për një aksident trafiku me lëndime në rrugën “Fehmi Lladrovci” në


Një aksident trafiku ka ndodhur sot rreth orës 11:00 te rrethi në afërsi të Qendrës Klinike dhe Universitare të Kosovës.
Në aksident janë përfshirë tri vetura. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për kryeqytetin, Enis Pllana.
“Sot rreth orës 11:00 kemi pranuar informatën për një aksident trafiku me lëndime në rrugën “Fehmi Lladrovci” në Prishtinë. Në aksident janë përfshirë tri vetura. Si pasojë lëndime kanë pësuar tre persona, të cilët kanë pranuar tretman mjekësor”, ka thënë Pllana.
Ai ka shtuar se rastin po merret Njësia e Trafikut të Kryeqytetit.
